Lajme
Diplomuan nxënësit e Shkollës Shqipe të mësimit plotësues në kantonin e Cyrihut
Kësaj radhe, me 3 Korrik 2020, në një ambient solemn, diplomat e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër, iu dorëzuan nxënësve, që kishin përmbyllë me sukses ciklin e plotë të mësimit plotësues në kantonin e Cyrihut, shkruan albinfo.ch.
Në ambientet e Rinora4 në Rümlang të kantonit të Cyrihut diplomuan gjithsej 43 nxënëse e nxënës, të cilët e vijuan mësimin në Gjuhën Shqipe në kuadër të LAPSH „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut.
Po ashtu, në këtë mbrëmje festive, përpos nxënësve dhe prindërve të tyre, ishin të pranishëm edhe udhëheqësi i Misionit Konsullor i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati dhe kryetari e LAPSH „N. Frashëri“ për Zvicër, z. Nexhat Maloku, të cilët, bashkë me kryetarin e Këshillit Kantonal, z. Naser Ulaj dhe mësueset, i përshëndetën të pranishmit dhe i përgëzuan nxënësit për suksesin e arritur e njëkohësisht u uruan atyre suksese të mëtejshme në fushën e shkollimit.
Gjithashtu, përgjegjësit e LAPSH-së i falënderuan prindërit për përkrahjen që po ia japin Shkollës shqipe dhe gjithashtu e falënderuan pronarin e Rinora4, z. Habib Leci, i cili ofroi falas ambientet e Rinora4 për këtë mbrëmje.
Në vazhdim nxënësve iu dorëzuan diplomat dhe u bënë fotografi, një numër të të cilave i shihni këtu.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha