Kosova
Diplomojnë në Britani të Madhe, kthehen për të punuar në Kosovë
Janë më shumë se 100 të diplomuar kohëve të fundit në Britaninë e Madhe të cilët janë kthyer në Kosovë dhe kanë marrë vende pune në administratën e atjeshme
“Dje ishte ditë e madhe për studentët kosovarë në Britani. Një numër i tyre morën diplomat në universitete të ndryshme britanike.
Tani, me diturinë dhe përvojën e fituar ata kthehen në Kosovë për të ndihmuar”. Kështu shkruan në një postim në fb ministri këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Imer Berisha-Prishtina.
Më tutje z. Berisha publikon lista e plotë të atyre që diplomuan më 22 janar 2020 (disa prej tyre edhe më parë): Albian Krasniqi, Blin Berdoniqi, Florenta Fetoshi, Festa Kusari, Dan Qarkaj, Elira Hashani, Gresa Baftiu, Mërgim Hajrizi, Klit Shala, Fatlum Zeka, Binasa Ukaj, Brisilda Hoti, Endrit Gashi, Vullnet Budeci. Alba Keqa, Muhamed Hasani, Arbnor Imeri, Vjosa Preniqi, Flaka Siqeca, Erblin Ribari, Rona B. Arifi, Dorant Dinarama.
Elira Hashani
Sipas postimit në fjalë, më shumë se 100 të diplomuar kohëve të fundit në Britaninë e Madhe të cilët janë kthyer në Kosovë dhe kanë marrë vende pune në administratën e atjeshme.
Në postimin e përmendur, disa nga të diplomuarit falënderojnë Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe atë Kosovare në Londër, në veçanti z. IB, ministër këshilltar në këtë ambasadë, për mbështetjen e ofruar gjatë shkollimit të tyre në Britaninë e Madhe.
Alba Keqa
(Në fotografinë ballore është i posadiplomuari, Vullnet Budeci).
E-Diaspora
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj? Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë...
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026