Lajme
Diplomojnë menaxherët e të nesërmes, në mesin e tyre dhe shqiptarë
B.H.M.S (Business&Hotel Menagement School), pjesë e “Benedict of Education Group”, promovoi gjeneratën e diplomuarve të këtij viti, 2022/2023
Në një atmosferë impozante ceremoniale, në Qendrën Kulturore në Lucern (Kultur- und Kongresszentrum Luzern), me pjesëmarrje të të diplomuarve nga pothuaj e gjithë bota, familjarëve të studentëve, miqve dhe të dashurve të tyre, si dhe shumë mysafirëve të nderit, B.H.M.S (Business&Hotel Menagement School) promovoi gjeneratën e diplomuarve të këtij viti, 2022/2023.
Në mesin e studentëve nga pothuaj e gjithë bota zunë vend edhe të diplomuarit shqiptarë, të cilët me sukses përfunduan programet Master dhe Bachelor në degët “Global Bussines Management”, Hospitality Management, hoteleri dhe në artin e kulinarisë, në njërin prej kolegjeve të njohura zvicerane B.H.M.S (Business&Hotel Menagement School), që është pjesë e “Benedict of Education Group”.
Me ftesën e presidentit të “Benedict of Education Group”, Heinrich Meister dhe Arsen Shoshi, udhëheqës për investime në këtë shkollë, në ceremoninë e diplomimit në Lucern kishte ardhur enkas nga Prishtina, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica. Po ashtu i pranishëm ishte dhe ambasadori kosovar në Bernë, Sami Ukelli, dhe kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.
Nikoqirit të kësaj ngjarje iu desh të numëronte të gjitha vendet prej nga vijnë të diplomuarit në shkollën e tyre në Lucern, duke filluar nga Zvicra, Gjermania, e deri te SHBA, Vietnami e Ukraina.
Ndërkaq, presidenti i “Bendetict of Education Gropup” dhe B.H.M.S., Heinrich Meister, në fjalën e tij përshëndetëse të rastit, studentëve dhe të pranishmëve ua përcolli fjalët më të mira dhe ngazëllimin për sukseset dhe perspektivën pozitive që ai sheh tek kjo gjeneratë.
Meister tha se është krenar me një gjeneratë të të diplomuarve që po bëhen liderë dhe menaxherë të së nesërmes.
“Është ndjenjë e mirë kur shumica e të diplomuarve tanë janë të suksesshëm nëpër botë dhe bëjnë karrierë duke kontribuuar në vendet e tyre”, deklaroi Meister ndërsa në një komunikim me albinfo.ch tha se gjeneratës së ardhshme të të diplomuarve do t’i bashkangjiten edhe studentë nga Kosova.
Ai më tej u bëri thirrje motivuese, studentëve, që mundin e tyre dhe njohuritë e marra këtu, t`i venë në funksion për zhvillim në vendin e tyre.
Në shkollën zvicerane B.H.M.S Business&Hotel Menagement School në Lucern kishin mbaruar me sukses studimet studentë nga shumë vende të botës në programet Master dhe Bachelor në degët Global Bussines Management, Hospitality Management, hoteleri dhe në artin e kulinarisë.
“Është ndjenjë tepër e mirë të përcjellim vit pas viti gjenerata të studentëve të cilët diplomojnë në shkollat tona në Cyrih dhe Lucern ndërsa edhe më kenaqësi është kur përmenden emra shqiptarë”, thotë Arsen Shoshi, udhëheqës për investime në këtë shkollë në Zvicër.
Shoshi thotë se është shtuar interesimi i studentëve nga Kosova, prandaj, vitin tjetër, në ceremoninë e diplomimit, vendeve të mbarë botës do t’i shtohen edhe vendet si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit janë argëtuar me muzikë live në një koktej të organizuar nga B.H.M.S, kurse kulmi i ceremonisë ka qenë kur studentët kanë hedhur në ajër kapelat studentore, që është një traditë në këso ngjarjesh dhe kanë realizuar foto kujtimi me familjarët e tyre.
Fotografi: Fiona Murtaj
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve