Kosova
Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së
Kanë diplomuar 16 kadetë të rinj të gjeneratës së 2024-ës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Diplomimi tyre u bë gjatë një ceremonie të organizuar për betimin e tyre.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili i uroi kadetët për diplomimin, duke u shprehur se do ta kenë gjithmonë përkrahjen e tij.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar kadetët e rinj të FSK-së, të cilët diplomuan sot, duke u thënë se e kanë mbështetjen e popullit, por edhe të tij.
Ai u është drejtuar atyre duke u thënë se nuk është e lehtë pesha e uniformës që do të bartin, por siç u shpreh, pikërisht përballë vështirësive, vlerësohet madhështia e njeriut.
“Dua t’jua uroj diplomimin dhe dijeni se e keni përkrahjen e popullit dhe gjithmonë do ta keni përkrahjen time. Në këtë rast, falënderoj familjarët tuaj për mbështetjen që ju kanë dhënë, e di se nuk është lehtë, mbështetja e një kadeti në zhvillimin e tij profesional nga familja është jetike dhe është instrumentale për suksesin në vazhdim”.
“Nuk është e lehtë as pesha e uniformës që bartni, por pikërisht përballë vështirësive, vlerësohet madhështia e njeriut. Nuk ka asgjë që vlerësoj me shumë sesa betimin tuaj për t’iu përkushtuar atdheut, nuk ka asgjë që më bën më tepër krenar se të jem me ju këtu sot e të shoh Ushtrinë e Republikës së Kosovës teksa rritet dhe zhvillohet”, u shpreh ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’