Karriera në Ballkan
Diplomati shqiptar i suksesshëm edhe në sport, sjell në vendlindje çmimin “Diamond Cup”
Ai prej 17 vitesh shërben si diplomat në Sherbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, me disa misione diplomatike te suksesshme si ne Budapest te Hungarise, apo Bern te Zvicres e Principaten e Lihtenshteinit.
Sportist dhe diplomat i suksesshëm, dy fusha të ndryshme që nuk na rastis shpesh të jenë të dyja sukses i një individi të vetëm. Por këtë miksim të suksesit në këto dy drejtime e ka arritur Marin Meksi nga Tirana e Shqipërisë.
Ai prej 17 vjetësh shërben si diplomat në Sherbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, me disa misione diplomatike të suksesshme si në Budapest të Hungarisë, apo Bernë të Zvicreës e Principaten e Lihtenshteinit. Meksi mban gradën diplomatike Sekretar i Parë. I vlerësuar me shumë tituj në fushën e diplomacisë nga Qeveritë e vendeve mike, ku ka shërbyer si diplomat, për momentin ai është pjesë e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ngjashëm edhe sa i përketë karrierës sportive, Meksi ka një rrugëtim të gjatë prej mbi dy dekadash me nje kontribut të spikatur në sportin e Bodybuilding dhe Fitness. I angazhuar në sportet e forcës, si powerlifting, armwrestling, strongestman, apo dhe sporte luftarake, Meksi ka sjell mjaft trofe kombëtar dhe ndërkombetar në Shqipëri.
Lidhur me sukseset e tij, si dhe arritjet e tij të fundit që shënojnë edhe mbylljen e karrierës së tij në Bodybuilding, Albinfo.ch, ka realizuar një intervistë me Marin Meksin.
Intervista e plotë:
Albinfo.ch: Ju keni qenë diplomat shqiptar në diasporë, ndërsa tani karriera juaj në sport është në kulminacionin e saj. Por çka do të veçonit nga karriera e juaj e deritanishme në diplomaci?
Marin Meksi: Ne fakt, kam qenë në fillim sportist dhe me pas diplomat. Kam rreth 22 vjet që praktikoj sportin magjik të Bodybuilding dhe rreth 17 vjet si diplomat karriere. Me disa misione të suksesshme si ne Budapest, Bern apo Principaten e Lihtenshteinit. Me diplomacinë ka nisur gjithçka si pjesë e traditës familjare, ku kujtojmë se familja Meksi ka një kontribut të veçant si jashtë, ashtu dhe brenda vendit, me spikatjen si ne luftrat përkrah Heroit tonë Gjergj Kastrioti, në kontributin në Pavarësinë e vendit, në ngritjen e institucioneve të para, ashtu dhe në shtet formimin tonë. Levizja nacional çlirimtare, e ka gjetur familjen Meksi në ball teëluftës me dhjetra dëshmorë të atdheut, si dhe pa harruar kontributin në politikë, diplomaci, jurisprudencë, teologji, shkencë dhe art. Ndaj dhe mua më erdhi shumë natyrshëm të bëhesha pjesë e përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare si diplomat, por dhe sportist elitar që të mundësoja ngritjen e flamurit tonë në majën e olimpit botëror të sportit të Bodybuildingut.
Albinfo.ch: A e kishit bodybuilding-un një lloj hobi apo si filloi e gjithe kjo?
Marin Meksi: Bodybuilding nisi si një pasion i kohës, i cili vazhdon dhe të shoqëron përgjate gjithë jetës. Sigurisht ambicia ime ndaj një sporti që në vetevete është ambicioz, nuk më lejonte ta mbaja rritmin në kufijtë e amatoreskes, por të punoja shumë fortë që përformancën time ta shfaqia ndaj një publiku akoma dhe më të gjerë, për të konkuruar me të ngjashmit e mi dhe për të kuptuar se ku pozicionohem në botën e madhe të këtij sporti.
Albinfo.ch: Na trego të lutem për çmimet kryesore që keni marrë në Bodybuilding dhe Fitness?
Marin Meksi: U bë një jetë që praktikoj sporte të forcës si boksi, arm wrestling, powrlifting, strongest man si dhe qitjen me arme, ku në disa prej tyre kam qenë titullar në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërkohë Bodybuilding ka qene dashuria ime e parë për sportin dhe më e forta. Çmimet kryesore kanë qenë ato në kampionatin kombëtar në Tiranë në vitin 2007 në kategorinë Junior, arritja deri në finale të kampionateve ballkanike, mesdhetare dhe sidimos atë evropiane në Rusi në vitet 2007-2008, për ta kurorëzuar me sukseset e fundit si kampion i shumëfishtë dhe absolut, ,mbarëkombëtar në kampionatin tonë në Tiranë në vitin 2021, gjë e cila solli dhe ftesen në eventin botëror, atë të Diamond Cup në Portugali.
Albinfo.ch: Po për çmimin e fundit ndërkombëtar, atë të “Diamond Cup”, na tregoni pak për përvojën në këtë garë si dhe ndjenjën që kishit pasi arritet ta sillni një çmim të tillë në vendlindje?
Marin Meksi: Diamond Cup ishte një eksperiencë shumë e rëndësishme si për mua, ashtu dhe për vetë sportin e Bodybuiling. E them këtë, pasi u bënë bashkë Federata shqiptare e Bodybuildig, ajo e Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, për të krijuar një terren të përshtatshëm për mua, duke bërë një punë parapërgatitore që të terhiqte vëmendjen e jurisë, përpara të cilës parakalojnë qindra sportistë nga e gjithë bota. Është shumë e rëndësishme që juria të të japi vëmendjen e duhur, pra të ngrejnë sytë në atë mori ngarkese dhe të të shikojnë dhe vleresimi të jetë i drejtë në bazë të meritës, përfomancës sportive dhe koreografisë, e kështu ndodhi. Sigurisht emocionet ishin të jashtëzakonshme, pasi mbajë peshën dhe përgjegjësinë e gjithë kombit, ku të gjithë i kishin sytë dhe shpresat tek ty. Kulmi i kënaqësisë por dhe i çlirimit nga gjithë ajo peshë e madhe, ishte entuziazmi i publikut kur dhashë përformancën time që përtej modestisë u komentua si e shkëqlyer dhe pati duartokitje pafund, si dhe ngritja e flamurit tonë kombetar e ekzekutimi i himnit të flamurit mes rreth 400 kampioneve më të mëdhenj të botës.
Albinfo.ch: Çka cilësoni se ju ka sjellë gjithë këto suksese, puna, përkushtimi, dashuria për sportin?
Marin Meksi: Mendoj se erdhi momenti që suksesi të shpërthente. Besoj shumë në gjërat që janë të shkruara. Dashuria për sportin, pasioni i madh dhe punë titane e 22 viteve pa ndërprerje me një disipline të hekurt, sollën dhe triumfin më se të merituar, jo vetem për mua si Marin, por ishte sukses i te gjithë sportit tonë në mbarëkombin, pasi ishte një solidaritet i madh popullor dhe institucional pa të cilin nuk do ja dilja dot.
Albinfo.ch: A shënon kjo vërtet mbylljen e karrierës suaj në këtë sport?
Marin Meksi: Në aspekt kompetitiv mendoj se po, por kurr mos thuaj kurrë. Gjithësesi, roli im në këtë sport do marri një tjetër drejtim. Dëshira ime është që të ndaj eksperiencen time dhe njohuritë me sportistë të tjerë, me breza të ardhshëm, sikurse dhe të promovoj sportin e bodybuilding-ut me gjithë infrastrukturën që kam krijuar tashmë si në plan kombëtar ashtu dhe në atë ndërkombëtar.
Albinfo.ch: Çka presim nga ju në të ardhmen, do orientoheni më shumë nga diplomacia apo sërish do të mbani balancin mes sportit dhe diplomacisë?
Marin Meksi: Diplomacinë dhe sportin i kam bërë paralelisht. Asnjerës nuk i kam munguar asnjë çast duke i kushtuar më shumë kohë tjetrës. Përkundrazi i kam kombinuar në një mënyrë të till, duke plotësuar njëra tjetrën. Madje një nga elementet më të rëndësishëm të diplomacisë është përfaqësimi dhe promovimi i vendit në arenën ndërkombëtare, gjë që edhe së fundmi e bëra më së miri me triumfin në majën e botës së bodybuilding./Albinfo.ch
Të tjera nga Karriera në Ballkan
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane