Uncategorized
Diplomati gjerman mbështet Xhakën dhe Shaqirin
Ernst Reichel ka mbrojtur futbollistët shqiptarë
Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, i ka dalë në mbrojtje futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e tyre duke bërë shqiponjën dhe për këtë Reicher ka reaguar duke thënë: “Unë nuk arrij të kuptoj pse dikush ofendohet për shkak se dy lojtarë të Zvicrës e kanë bërë shqiponjën shqiptare pas golave të tyre. Shqiponja dykranare është simbol i flamurit shqiptar dhe i disa flamujve të tjerë. Ta bësh këtë shenjë nuk është asgjë ë ndryshe sesa ta shfaqësh flamurin. Dhe flamujt shfaqen në çdo ndeshje ndërkombëtare”, është shprehur ish-ambasadori gjermane në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“S’ka asgjë të keqe në shfaqjen e krenarisë me vendin tënd ose me origjinën tënde”, ka përfunduar diplomati, shkruajnë mediat vendore.
Zvicra mundi Serbinë me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, derisa festa e tyre me shqiponjë ka ngritur një debat të gjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati