Kosova

Diplomati gjerman mbështet idenë e Kurtit për reciprocitet

“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi dje se Serbia po vazhdon fushatën për heqjen e njohjeve, edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë, përcjell albinfo.ch.

Kurti në llogarinë e tij në “Twitter” ka shkruar se “ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”,  ky reagim i tij erdhi menjëherë pas lajmit nga Serbia se Sierra Leone ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, e ku kryeministri theksoi se Serbia po vazhdon fushatën për çnjohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.

Pas këtij postimi të Kurtit, komentoi edhe diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, duke i dhënë mbështetje propozimit të Kurtit për reciprocitet.

“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger në Twitter.