Të tjera
Diplomatët amerikanë bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin
SHBA nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, ndërsa Kina kërcënon me kundërmasa nëse nuk ndalen thirrjet për bojkot
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se nuk do të dërgojnë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut nga Kina, duke përfshirë atë që Uashingtoni thotë se është gjenocid kundër myslimanëve të pakicës në provincën perëndimore të Xinjiangut.
“Administrata Biden nuk do të dërgojë asnjë delegacion diplomatik ose zyrtarë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe Paraolimpike të vitit 2022 në Pekin, duke patur parasysh gjenocidin e vazhdueshëm të Republikës Popullore të Kinës dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Ministra e Jashtme e Kinës komentoi lajmin duke e quajtur bojkotin si shtrembërim të rëndë të frymës olimpike.
“Askush nuk i intereson nëse këta njerëz vijnë apo jo, dhe kjo nuk ka asnjë ndikim të mbarëvajtja e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. Lojërat Olimpike janë për atletët jo për politikanet. Edhe nëse bojotojnë politikanët, ata dëmtojnë vetëm bashkëkombësit e tyre”, u shpreh Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.
Bojkoti diplomatik, i cili ishte inkurajuar nga disa ligjvënës të kongresit amerikan disa muaj më parë, nuk do të ndikojë pjesëmarrjen e atletëve amerikanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë