Lajme
Dimri në fshatrat e Zvicrës është i veçantë
Pamja autentike zvicerane mund të identifikohet nëpërmjet fshatrave të saj në dimër, një mrekulli mahnitëse...
Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra, por stina e dimrit i ka dhënë një shtytje edhe më të bukur piktoreske me doborë. Pozita e mirë e saj gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë, transmeton albinfo.ch.
Fshati i quajtur Aquila ndodhet në luginën Blenio në veri të Bellinzonës në kantonin e Ticinos. Një vend i egër dhe skenik me një ajër mesdhetar, lugina është e njohur për kultivimin e verës, blegtorisë dhe shtëpive të vjetra që janë të ruajtuara me shumë kujdes, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Zermatt të habitë me pamjen e saj pranë një natyre magjepse karshi shtëpiave që i japin një pamje magjike. Grupe të mëdha njerëzish që duan të zhyten brenda disa orësh në hijeshitë e këtij fshati rrëzë malit Matterhorn-it emblematik janë të mdha, ani pse jemi në kohë pandemie.
Po ashtu, për turizëm dimëror pamje të bukur ofron edhe fshati Les Diablerets, i cili është një ndër vendet më të bukura në Alpet Vaud. Fshati është i përbërë nga shtëpitë tradicionale prej druri dhe ka një bukuri autentike zvicerane.
Gjithashtu edhe fshati Falera ofron pamje mahnitëse me natyrën e saj të bukur, veçmas në stinën e dimrit dhe njihet si një ndër zonat më të frekuentuara për skijim, por nuk është që vizitohet nga një numër i madh turistësh. Emblema e saj është kisha 500 -vjeçare e Shën Remigjit, e konsideruar si një nga ndërtesat më të bukura të zonës.
Ndërkohë, fshati i quajtur Iseltwald, që shtrihet në bregun e Liqenit Brienz në Oberland Bernese, ka vetëm 440 banorë, por vizitohet nga një numër i madh njerëzish për shkak të liqenit. Turistët marrin anije udhëtimi dhe nisen nga terracat e restaurantit për të shijuar reflektimin e maleve. Bora i shton hijeshin këtij vendi, duke e bërë ndër fshatrat më të bukur në Zvicër. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) pritet të mbyllë vitin financiar 2024 me një fitim prej rreth...
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland