Kosova
Dimensionet e zhvillimit të turizmit në Kosovë
Sipas Agjencisë së Statistikave, gjatë vitit 2018 në Kosovë kanë ardhur 192,761 turistë të huaj. Turizmi në Kosovë po shndërrohet në një nga sektorët që po i jep shtysë zhvillimit ekonomik dhe social në vend
Rritja e shpejtë e turizmit në Kosovë përcjell trendet globale në këtë sektor, sidomos këto dhjetë vitet e fundit. Ka vazhdimisht prezantim të produkteve të reja turistike, përmirësim të ofertës në destinacionet brenda vendit dhe në përgjithësi, shërbimet janë modernizuar dhe diversifikuar. Turizmi pra, po shndërrohet në një nga sektorët që po i jep shtysë zhvillimit ekonomik dhe social në vend.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, në vitin 2018 në destinacionet evropiane kanë arritur më shumë se 700 milionë turistë dhe llogaritet se gjatë qëndrimit, secili ka shpenzuar mesatarisht 800 dollarë amerikanë. Në të njëjtin vit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vend kanë ardhur 192,761 turistë të huaj. Këta vizitorë kryesisht janë nga vendet gjermanisht-folëse, nga Turqia si dhe nga diaspora jonë. Fakt interesant është që në Kosovë vijnë dhe shumë aziatikë në kuadër të tureve ballkanike.
Përveç turistëve të huaj, edhe vizitorët lokalë, pra banorë të Kosovës që zgjedhin të kalojnë fundjavat apo pushimet në destinacionet e ndryshme brenda vendit, janë një grup i rëndësishëm i përdoruesve të shërbimeve turistike. Edhe ky grup po rritet nga viti në vit. Po sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 numri i vizitorëve vendas që kanë vizituar destinacione të ndryshme brenda vendit ka qenë 108,043.
Jo vetëm shifra…

Kuzhinierë me famë botërore rishpikin ushqimet vendase dhe mbështesin fermerët
Kuzhinierët mund të jenë nxitës të ndryshimit: jo vetëm të shijeve dhe zakoneve të të ngrënit, por edhe në mbështetje të fermerëve lokalë. Duke futur përbërës të freskët të vendit në recetat e tyre, kuzhinierët krijojnë lidhje më të forta mes fermerëve dhe restoranteve, si dhe mes fermerëve dhe konsumatorëve. Në vitin 2019, kuzhininerët me famë botërore Fejsal Demiraj dhe Entiana Osmenzeza organizuan ngjarjen “Taste of Kosova” ku shërbyen pjata të përgatitura tërësisht nga përbërës të rritur ose të mbledhur nëpër Kosovë.
Ngjarja ishte pjesë e ekspeditës shqiptare të gastronomisë, një ky projekt i Fondacionit RRNO, që synon të dokumentojë dhe rizbulojë kuzhinën shqiptare. Ekspedita i kushton një fokus të veçantë fermerëve dhe prodhuesve vendorë. Në natyrë ka aq shumë gjëra të shijshme dhe të shëndetshme për të ngrënë, thjesht na duhet t’i kërkojmë dhe gjejmë!
Aktivitetet në natyrë, por edhe në qendra urbane janë domosdoshmëri e një oferte të pëlqyeshme turistike, që kanë ndikim pozitiv në vendimin e turistëve për të zgjatur kohën e qëndrimit në destinacion. Oferta turistike e Kosovës është interesante dhe e shumëllojshme për çdo lloj të turistit dhe sa vjen e pasurohet.
Ura Tibetane në Rugovë, në perëndim të Kosovës
Produkte të reja të lansuara vitin që shkoi
Vetëm në vitin 2019, në Kosovë u lansuan produkte të reja turistike si: një Via Ferrata në Prizren; një Via Ferrata tjetër në Pejë përveç dy ekzistuese; në Pejë tashmë turistët mund të përjetojnë emocionin e Urës Tibetame; fluturimi me parashuta, lundrimi me kajake nëpër lumenj, çiklizmi malor, ecje në mal kombinuar me joga, sporte dimërore janë ndër aktivitetet në natyrë më të pëlqyera. Produkte më moderne si “escape room”, muzeu i iluzioneve, ngjarje kulturore tashmë janë bërë pjesë e ofertës së Prishtinës.
Ndërkohë, një listë e gjatë e produkteve në zhvillim po i shtohet ofertës ekzistuese të Kosovës. Në afërsi të Prishtinës, Pylli i Arinjve do të lansojë së shpejti shtegun natyror me gjashtë atraksione për familje dhe famijë, pranë lumit Lumbardh në Pejë po ndërtohet një zonë kampingu me gjashtë produkte dhe aktivitete të ndërthurrura, në Prizren po punohet për hapjen e muzeut të filigranit. Këto janë disa nga investimet më të reja.
Turistët dhe vizitorët tashmë e kanë edhe më të lehtë të përjetojnë ofertën turistike të Kosovës, falë një shërbimi të ri që po zhvillohet në treg: ai i guidave apo udhërrëfyesve lokalë. Këta profesionistë kanë informata rreth historisë, miteve dhe bukurisë së destinacioneve dhe dinë si t’i dërgojnë turistët në vendet e duhura.
“Përveç aspektit financiar, efektet e rritjes së numrit të turistëve të huaj dhe vizitorëve vendas në destinacionin Kosovë po ndjehen edhe në sektorë të tjerë të ndërlidhur, që direkt apo indirekt, po rezultojnë në rritje të vendeve të punës, në prodhimtarinë vendore, në rritjen e numrit dhe cilësisë së shërbimeve nga më të ndryshmet, por edhe në përmirësim të imazhit të Kosovës në botë” thotë Blerina Batusha Xërxa nga organizata Swisscontact që prej vitit 2014 bashkëpunon me institucionet e vendit për zhvillim të sektorit të turizmit të Kosovës falë mbështetjes financiare nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Hotelet, kapacitetet dhe vizitorët
- 22% janë hotele më të mëdha që kanë edhe restorante.
- Në Kosovë janë mbi 11,680 dhoma. Pra, kapaciteti ditor është rreth 11,680 dhoma.
- Në hotelet e mëdha, rreth 50.6% e mysafireve janë turistë ndërkombëtarë, rreth 22.7% janë nga diaspora dhe 11.8% vizitorë vendorë.
- Impakti ekonomik i turizmit në njësi akomoduese dhe restorante është llogaritur si në vijim: €153 milion në vitin 2017 dhe rreth €202 milion në vitin 2018.
‘Norma e shfrytëzimit’ në hotele është llogaritur në rreth 49%, ndërsa në njësi më të vogla akomoduese (si Airbnb) në rreth 60%
Hapet e para “dhomë e arratisë” në Kosovë
Për të kontribuar në shtimin e gjërave për t’u bërë në Prishtinë – për vizitorët, turistët dhe banorët e qytetit vjen “dhoma e arratisë” (escape room) RAZ, investim nga një grup i të rinjve që vijnë nga bota e turizmit. Ideja për hapjen e kësaj hapësire të lojërave të shpëtimit ishte plotësimi i kërkesës së vizitorëve në Prishtinë për të pasur më shumë gjëra për të bërë teksa vizitojnë qytetin. Hapësira do të përmirësojë ofertën lokale dhe do të ketë një ndikim në rritjen e numrit të vizitorëve, kohëzgjatjen e qëndrimit dhe sasinë e shpenzimeve.
“Ky artikull është publikuar në revisten e shtypur albinfo.ch në fillim te muajit mars, para zhvillimeve te fundit si pasojë e COVID-19”
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve