Uncategorized
Dikur trajner i Tiranës, tash pretendon Kupën e Botës
Dalic mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008-2009), me të cilën fitoi Super Kupën shqiptare, por dha dorëheqje në shkurt 2009 pas humbjeve të derbit të njëpasnjëshëm me Partizanin e Tiranës, informon albinfo.ch.
Gjithë bota i ka drejtuar sytë për finalen e 15 korrikut, Francë-Kroaci, ndërsa në kohën kur të dyja skuadrat janë tepër të njohura, ajo që ka bërë përshtypje të madhe është suksesi i trajnerit kroat Zlatko Dalic. Dikur ai punonte në Shqipëri dhe Gjirin Persik. Por tashmë ai është zbulimi i KB.
Prej në tetor 2017, kryetari i federatës kroate, Davor Suker emërtoi Dalicin si drejtues të kombëtares kroate. Ishte zgjidhje e papritur, pasi 48 orë më vonë Kroacia duheshte të luajë për pjesëmarrje ose jo në KB. Kroacia doli në vendin e dytë në grup, pas humbjes kundër Islandës dhe Turqisë, si dhe një barazim kundër Finlandës. Ishte një “situatë katastrofale”, kujton Luka Modric.
Partizani i Tiranës la ‘papunë’ Dalicin
Karriera e Dalicit filloi me klubin e Varteksit (2005-2007) dhe Rijekës (2007-2008) në Kroaci. Më pas mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008-2009), me të cilën fitoi Super Kupën shqiptare, por dha dorëheqje në shkurt 2009 pas humbjeve të derbit të njëpasnjëshëm me Partizanin e Tiranës, informon albinfo.ch.
Odiseja e Dalicit pas një qëndrimi të shkurtër në Kroaci, do zhvendosej në Lindjen e Mesme ku do udhëhiqte me Al-Hilal dhe Al-Ayn dhe vetëm në tetor 2017 u vendos në Kroaci për ta çuar klubin në finale kundër Francës.
Ky padyshim që është zbulimi i botërorit.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën