Kosova

Dikur i mbylli, LDK tani me prioritet riaktivizon nëndegët në mërgatë 

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditët e fundit është parë me dinamikë të shtuar në diasporë. Kësisoj ai ka njoftuar se themelimi i nëndegëve të reja në mërgatë mbetet prioritet i angazhimit të tij partiak.

Nga 4 nëndegë aktive sa i kishim 3 vjet më parë, sot i kemi themeluar e riaktivizuar plot 58 sosh. Nga takimi i punës në Mynih për themelimin e nëndegëve të reja në Gjermani, ftoj secilin të djathtë, në çdo anë, t’i bashkohet nismës sonë në mërgatë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është e hapur për çdo bashkëmendimtar e bashkatdhetar që aktivitetin e aksionin politik e sheh si formë të një ideali jetësor”, njoftoi Abdixhiku.

Teksa deri më tani shumica e nëndegëve ishin joaktove, Abdixhiku theksoi se shtrirja politike mbetet angazhimi parësor i tij.