Bota

Digjet qendra e e sapondërtuar e azilantëve në Austri

Ndërtimit në Austrinë veriore, i cili kishte për qëllim pranimin e dhjetëra aplikantëve për azil, i ishte vënë flaka me qëllim, njoftoi Kryqi i Kuq Austriak.
Vitin e kaluar në këtë ndërtesë janë pranuar numër i madh i emigrantëve.

Objekti i ndërtuar rishtas prej druri në qytetin e Altenfelden, jo larg nga kufiri i Austrisë me Gjermaninë dhe Republikën Çeke, është djegur natën e kaluar.
Kryqi i Kuq, i cili zotëron ndërtesën, më vonë konfirmoi se yjarri ishte i qëllimshëm.

„Ne ishim të tronditur“, ka thënë përfaqësuesi i organizatës, Stefan Nojbauer dhe shtoi se dy javët e ardhshme ndërtesa ishte gati për të pranuar 48 njerëz.