Kosova
Die Welt: Komisioni Europian mbështet bisedimet për shkëmbimin e territoreve
“Të dy partnerëve të bisedimeve u është dhënë hapësirë për të zhvilluar dhe formuluar idetë. Përderisa mbi tavolinë ka kërkesa konkrete, ata duhet të analizohen dhe të vlerësohen në bazë të gjithë rreziqeve,” tha europarlamentari McAllister. Në të njëjtën kohë ai shtoi se “integriteti territorial i të gjithë vendeve europiane është një e mirë e lartë.”
Sot në Bruksel takohen presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic, me ndrëmjetësimin e Frederica Mogherinit, ku do flasin për mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Nëse kjo do ndodhë mund të shërbejë si katalizator i paqes në rajon, por mund të shërbejë edhe si precedent për hapjen e plagëve të vjetra dhe shpërthimin e konflikteve në vendet fragjile të Ballkanit, shkruan konservatorja gjermane “Die Welt”.
Ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur pas dështimit të gjetjes dhe zbatimit teknik të marrëveshjeve. Tashmë kjo ka marrë dritë jeshile nga Uashingtoni zyrtar, Parisi, Brukseli dhe Vjena. Kundër është kancelarja gjermane Angela Merkel.
Por edhepse mes shteteve të BE ka dyshime, përkundrazi në Bruksel gjen mbështetje. Komisioni Europian mbështet bisedimet për shkëmbimin e territoreve, përcjell albinfo.ch.
“Të dy partnerëve të bisedimeve u është dhënë hapësirë për të zhvilluar dhe formuluar idetë. Përderisa mbi tavolinë ka kërkesa konkrete, ata duhet të analizohen dhe të vlerësohen në bazë të gjithë rreziqeve,” tha europarlamentari gjerman i CDU-së dhe kreu i Komisionit të Parlamentit Europian për Politikën e Jashtme, David McAllister. Në të njëjtën kohë ai shtoi se “integriteti territorial i të gjithë vendeve europiane është një e mirë e lartë.”
Ideja e shkëmbimit të territoreve kundërshtohet nga opozita kosovare dhe Kisha Ortodokse e Serbisë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër