Kinema

DiCaprio, Pitt e Tarantino, yjet e Festivalit në Cannes

Regjisori Quentin Tarantino është ngutur që ta ketë gati filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, për Festivalin e Filmit në Cannes.

Në festivalin francez të filmit, Tarantino do t’i marrë me vete edhe aktorët Leonardo DiCaprio, Brad Pitt e Margot Robbie, shkruan Reuters, raporton albinfo.ch.

Treshja e aktorëve të njohur kanë rolet kryesore në filmin e bazuar në ngjarje të vërtetë.

Krijuesi i filmit legjendar “Pulp Fiction” muajt e fundit është mbyllur në studio vetëm me një qëllim: që filmi i ri të jetë gati për të konkurruar në Festivalin e Filmit në Cannes.

“Quentin Tarantino, që nuk është ndalur së punuari për katër muaj dhe është një djalosh i vërtetë dhe besnik i Cannes”, tha Thierry Fremaux, drejtor i Festivalit të Cannes.

Filmi i ri i Tarantino vjen fiks pas 25 vjetësh kur fitoi Palmën e Artë për filmin “Pulp Fiction”. Në edicionin e vitit 2009, regjisori, në Cannes, prezantoi edhe filmin “Inglorious Basterds”.

Edicioni i 72-të i Festivali të Cannes nis më 14 dhe mbaron më 25 maj. Ky edicion hapet me filmin “The Dead Don’t Die”, që ka të bëjë me zombi.