Kosova
Diasporës i bëhet thirrje të mos i marrin shtesat e fëmijëve në Kosovë
Kualifikimi për përfitim të shtesave është për të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç për të cilët janë shtetas të Kosovës dhe jetojnë në Kosovë, kështu tha në një konferencë për media, Ministri i Financave Hekuran Murati.
E, përfitues të këtyre shtesave janë rreth 403 mijë fëmijë shtetas të Kosovës.
Në lidhje me raste të cilat përfitues të këtyre shtesave janë fëmijët shtetas të Kosovës, por që jetojnë në diasporë e marrin përfitime të tilla, Ministri Murati kërkoi që të sinjalizohen raste të tilla.
Por, ish ministri i Financave Haki Shatri, në një prononcim për gazetablic tha se nuk është në dijeni nëse ka raste të tilla, ku sipas tij, në rast se ka nuk është “fer” që t’a marrin këtu një pjesë të buxhetit që është shumë i vogël.
“Ata që jetojnë jashtë dhe marrin shtesa në bazë të ligjit se ku jetojnë nuk kishë me qenë shumë fer që me marrë edhe këtu një pjesë të buxhetit, që edhe ashtu është i vogël, më mirë me u’a lënë ndonjë kategorie speciale që me i shfrytëzu këtu ato mjete, se sa me i marrë ata të cilët për dy ditë i shfrytëzojnë”, tha Shatri.
Gjithashtu, Shatri tha se diaspora kur është puna që të kontribojnë në vendin e tyre, sikurse për regjistrim të popullsisë, po ju shfaqet një përtaci, i cili vlerëson se janë veprime të pakuptueshme.
“Kur është puna me shfrytëzu dojnë me shfrytëzu ligjin pikë për pikë, kur është me kontribu nuk është se po regjistrohen si shtetas të Kosovës, si në regjistrim të popullsisë, përtojnë me hap kompjuterin dhe me u regjistru. Janë disa veprime të pakuptueshme”, deklaroi ish-ministri Shatri.
Ndërsa, ekonomisti Ismet Mulaj kërkon që të rishikohet legjislacioni aktual në mënyrë që të ketë një qasje të drejtë, dhe që sipas tij, përfitimet duhet të shkojnë vetëm tek ata fëmijë që kanë qëndrim të përhershëm në Kosovë.
“Në aspektin ekonomik, dhënia e shtesave për fëmijët që nuk jetojnë në vend mund të ketë ndikime negative, veçanërisht nëse nuk ka kushte apo kritere të qarta. Prandaj, mendoj se duhet të rishikohet legjislacioni aktual dhe të bëhen përmirësime që sigurojnë një qasje të drejtë dhe të qëndrueshme. Një element kyç i kësaj qasjeje, duhet të jetë sigurimi i mekanizmave që parandalojnë abuzimin me shtesat e fëmijëve. Përfitimet duhet të shkojnë vetëm tek ata me qëndrim të përhershëm në Kosovë, duke garantuar që shteti të mbështesë ata që kanë më së shumti nevojë dhe që kontribuojnë në zhvillimin e vendit”, tha Mulaj.
Për këtë çështje edhe analisti i ekonomisë Burim Berisha, tha se për fëmijët që marrin shtesa e të cilët jetojnë në diasporë ka një ndikim negativ në ekonominë e vendit, i cili thotë se numri i fëmijëve drejtuar perëndimit çdo ditë e më shumë po rritet.
“Marrja e shtesave të fëmijëve që jetojnë në diasporë ka ndikim negativ për ekonominë e vendit, sepse një numër i madh i mjeteve del në llogari të qytetarëve që nuk jetojnë në Kosovë. Që numri i fëmijëve kosovarë në perëndim çdo ditë e më shumë po rritet, do të thotë se edhe shuma e këtyre mjeteve që mund të keqpërdoren dhe do të dalin jashtë Kosovës do të jetë edhe më e madhe. Psh, nëse janë mbi 100.000 fëmijë kosovarë në diasporë, për një vit nga buxheti i shtetit do të kemi dalje për këto shtesa mbi 24.000.00 euro, që është një shumë e madhe për buxhetin e Kosovës”, tha Berisha.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje