Integrimi
Diasporat e gjithë botës, me sfida të ngjashme
Kalimi nga dhuratat familjare te investimet, problem edhe për diasporën afrikane e aziatike, u tha në një konferencë të mbajtur në Bernë

Sfidat e diasporave të të gjitha vendeve dhe regjioneve, duket se janë mjaft identike. Si sfidë e parë paraqitet nevoja për të ndihmuar vendin e prejardhjes, nevojë kjo që kryesisht përmbushet në segmentin e saj më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë: dërgimin e parave për familjarët. Më tutje paraqitet nevoja e avancimit të këtyre ndihmave, nga dhuratat familjare në investime të qëndrueshme. Dhe, këtu çalon puna.
Këtë gjendje e ka konstatuar në vija të trasha edhe konferenca e mbajtur më 14 shtator në Bernë me titullin e punës “Ndërmarrësit migrantë si fuqi shtytëse për zhvillim”. Konferenca është në kuadrin e serisë së aktiviteteve të Forumit Global për Migrim dh Zhvillim, që është organizuar në Gjenevë dhe në Bernë.
Nën drejtimin e Titilola Banjoko, drejtore e Africa Recruit, fjalimet e tyre i kanë prezantuar panelistët: Leila Rispens-Noel, këshilltare e lartë e rrjetit ndërkombëtar të institucioneve financiare alternative nga Hong-Kongu, Sonia Plaza, ekonomiste e lartë në Bankën Botërore, Chukwu-Emeka Chikezie, bashkëthemelues i LEISTEN, partner e themelues i Up-Afrika dhe Barbara Span, zëvendëspresidente për punë publike e Western Union.
©albinfo.ch
Gjetja e mënyrave për stimulimin e mentalitetit të ndërmarrësisë në mesin e migrantëve, ishte tehu i përbashkët i fjalimeve dhe diskutimeve të panelistëve. Në këtë drejtim, ata kanë shpalosur përvojat e deritashme të regjioneve të ndryshme botës për të cilat bënin fjalë dhe kanë ofruar alternativat që mund të shërbejnë për ndërtimin e strategjive të vendeve të ndryshme për tërheqjen e investimeve nga diasporat përkatëse.
Në këtë drejtim, sipas tyre komunitetet e emigrantëve mund të ndihmojnë shumë vendet e tyre duke stimuluar tregtinë, investimet dhe transferimin e njohurive dhe të teknologjisë.
Në këtë kuadër, është prezantuar edhe publikimi i ri i Bankës Botërore me temën “Diaspora për zhvillimin e Afrikës”, bashkautore e të cilit ishte edhe pjesëmarrësja në këtë panel, Sonia Plaza.
Leila Rispens-Noel duke bërë fjalë për përvojat e vendeve të ndryshme të Azisë me diasporat e tyre në botë, në kuptim të tërheqjes së investimeve të tyre, ka identifikuar po ato probleme që u dalin në rrugë edhe investuesve potencialë të diasporës shqiptare në vendet e prejardhjes.
Mungesa e politikave për përthithjen e investimeve ose ekzistimi vetëm fragmentar i tyre, mungesa e orientimit dhe dijes së vetë emigrantëve për të investuar, me gjithë vullnetin e tyre të qartë për ta bërë këtë, ambienti jo shumë miqësor i investimeve në vendin e prejardhjes, korrupsioni etj. janë disa nga problemet.
Ajo ka marrë si shembull migrantët në Hong Kong, të ardhur nga Filipinet dhe vendet tjera, ka vënë në pah kushtet në të cilat punojnë ata, prej nga del se mundësitë e tyre për të investuar në vendlindje janë modeste ose kurrfarë.
Rispens-Noel ka folur pastaj për “mikrofinancat”, gjegjësisht bankat që japin kredi të vogla, me kushte shumë të volitshme, që mund të jenë mjaft të dobishme në vendet e varfra. Mikrofinancat përbëjnë njërin nga burimet alternative për investime, që e stimulon organizata INAFI, një rrjet ndërkombëtar i institucioneve alternative financiare. Zonja Rispens-Noel ishte në cilësinë e përfaqësueses së organizatës INAFI.
Probleme dhe përvoja të ngjashme, por në variantet e tyre lokale, prezantuan edhe pjesëmarrësit tjerë në debat: Sonia Plaza, Chukwu-Emeka Chikezie dhe Barbara Span.
Drejtoria Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, DEZA, ka marrë pjesë në organizimin e konferencës.
E-Diaspora
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane Ushtari shqiptar humb jetën tragjikisht në SHBA, të shtunën i jepet lamtumira e fundit...
-
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat?
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
Jeta në Zvicër
-
Lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë A e dini se lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë...
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm