Integrimi
Diaspora voton një ditë para të tjerëve
8332 shtetas të Maqedonisë janë paraqitur për të votuar në diasporë, gjegjësisht në 34 përfaqësi konsullore diplomatike nga 47 sa janë gjithsej
Këtë vit është praktikuar për herë të parë që, një ditë para zgjedhjeve, edhe qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë shtetit të kenë mundësi të votojnë për presidentin e shtetit.
Përveç për 8332 votuesit e paraqitur në diasporë, gjatë ditës së sotme zgjedhjet në ora 7:00 janë hapur edhe për 39 persona të zhvendosur brenda territorit të Maqedonisë si dhe për 1706 persona që vuajnë dënimin ose janë në paraburgim, kurse në shtëpi do të votojnë të sëmurët dhe personat në burg shtëpiak, shkruan zhurnal.mk.
Nga gjithsej 8332 persona të paraqitur për të votuar në diasporë në njësinë zgjedhore numër 7 që përfshinë Evropën dhe Afrikën, në zgjedhje duhet të dalin 5892 votues, në njësinë zgjedhore numër 8 që përfshin Amerikën veriore dhe jugore janë paraqitur 1426 votues dhe në njësinë numër 9 (Azi dhe Australi) 1014 persona.
Zgjedhjet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00, ndërsa votohet në 34 përfaqësi konsullore diplomatike nga gjithsej 47, pasi në 13 prej tyre janë paraqitur më pak se 10 votues.
Në Gjermani janë paraqitur për të votuar 501 persona, prej tyre në Munih 174 persona, në Berlin 200 dhe Bon 127 persona.
Në Itali do të votojnë 2113 persona: në Romë 211 persona dhe në Venedik 1902 persona. Në Turqi janë 162 persona të paraqitur për të votuar.
Në Bernë ka 514 persona të paraqitur për të votuar, në Pragë 155, në Sarajevë 17, Podgoricë 108 , Paris 136, Stokholm 101, Bruksel 98, Kopenhagë 49, Hagë 75, Londër 166, Tiranë 717, Vjenë 195, Sofje10, Zagreb 15, Prishtinë 96, Lubjanë 410, Beograd 241 dhe Bukuresht 13 persona.
Në njësinë zgjedhore numër 8 do të votohet në 6 vendvotime: 2 në Kanada dhe 4 në SHBA. Në Kanada janë paraqitur 440 qytetarë: 27 në Otavë dhe 413 në Toronto. Në SHBA ka të paraqitur gjithsej 986 persona: në Uashington 40, në Detroit 295, Cikago 209 dhe Nju Jork 442.
Në njësinë zgjedhore numër 9 që i përfshinë Australinë dhe Azinë do të votohet në 3 vendvotime. Në Australi janë paraqitur 99 persona: në Kanbera 296 dhe në Melburn 703. Për të votuar në Kinë janë paraqitur 15 shtetas të Maqedonisë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës