Vera në Vendlindje
Diaspora sjell kesh me vete, por jo edhe investime

Mërgimtarët nga Maqedonia në Itali, Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera evropiane në këtë kohë të pushimeve kthehen në vendin e tyre.
Kur kthehen në Maqedoni, ata sjellin para të gatshme, të cilat i harxhojnë në vend.
Në fakt, një pjesë e vogël e fondeve nga emigrantët vijnë përmes kanaleve bankare, thonë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Sondazhet tregojnë se paratë që vijnë nga jashtë shpenzohen për shumicën e nevojave të përditshme, e jo duke investuar në biznese.
Ekspertët ekonomikë thonë për mediat në Shkup se besojnë se është më mirë që paratë t’i investojnë në biznese dhe, në këtë mënyrë, të kontribuojnë në zvogëlimin e papunësisë dhe për të krijuar klimën e favorshme të biznesit në Maqedoni.
Maqedonia pranon të paktën 4 për qind të PBB-së nëpërmjet remitencave, transmeton albinfo.ch.
Dërgesat sipas ekspertëve ruajnë stabilitetit social dhe standardin e jetesës së qytetarëve, rreth 15-20 për qind të familjeve marrin remitenca mesatarisht që shkojnë deri 2.000 euro në vit.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?