Opinione

Diaspora shqiptare të përfaqësohet në parlamentin e Kosovës

Hapi i parë që do të duhet të ndërrmirët nga Qeveria e Republikës së Kosovës është që të krijohen kushtet për përfaqësim në Qeveri, në Ministrinë e Diasporës, vende të rezervuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës, pjesëmarrje proporcionale në poste diplomatike, regjistrimi i diasporës (që veç ka filluar) dhe Regjistrimi i bizneseve (që veç ka filluar)

Si gjithë popujt e Ballkanit dhe botës edhe ne shqiptarët kemi një numër të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Migracioni i ka zanafillat qysh prej themelimit ë kombeve apo bashkësive, thjesht njerëzit kanë migruar për arsye të ndryshme, duke filluar nga të kërkuarit e një jetë me të mirë e deri tek e drejta për liri, barazi etj.

Populli jonë si gjithë popujt e regjionit ka një numër të madh të diasporës e që është e shpërndarë nëpër gjithë Evropën e më gjerë. Diaspora jonë në fillim të migracionit është përballur me shumë të panjohura, paragjykime, padrejtësi etj. Por për fatin tonë, diaspora jonë tani ka një zhvillim të mrekullueshëm, si në anën profesionale, intelektuale, kulturore dhe më e famshmja së fundit në SPORT.

Të gjithë ne jemi krenar me gjithë diasporën shqiptarë, duke filluar nga shkencëtarët, artistët, ndërmarrësit e deri tek sportistë tanë.

Por pyetja shtrohet, sa jemi duke bërë ne si shtet për këtë kategori që është, ka qenë dhe siç po shihet do të jetë çelësi i mbijetesës së shtetit të Kosovës.

Diaspora jonë në të gjitha kohërat iu është përgjigjur shtetit tonë duke filluar prej kohëve më të vështira e deri në ditë e sotme, ku falë tyre një pjesë të madhe të lirisë e gëzojmë ne sot.

Shteti i Kosovës duhet që të zhvillojë politika afirmative në relacion me diasporën tonë, ata nuk guxojnë që të shihen vetëm si një ‘Kacë e madhe me para’ po duhet që të respektohen dhe të promovohen me vlerat e vërteta që kanë.

Duke filluar me zhvillimin e strategjisë për tërheqjen e potencialit që ata realisht e posedojnë si individ apo grupacion ku jetojnë apo veprojnë.

Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë duhet menjëherë që ta krijojnë një platformë afirmative për qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të shteteve tona.

Hapi i parë që do të duhet të ndërrmirët nga Qeveria e Republikës së Kosovës është që:

 

–           Përfaqësim në Qeveri,

–           Ministrisë e Diasporës,

–           Vendet e rezervuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës

–           Pjesëmarrje proporcionale në poste diplomatike

–           Regjistrimi i diasporës (që veç ka filluar)

–           Regjistrimi i bizneseve (që veç ka filluar)

 

Diaspora shqiptare gjithë herë iu ka përgjigj sfidave dhe vështirësive që i kanë lind atdheut në çdo kohë (edhe ende është duke vazhduar), tani na mbetet neve që si shtet të përmbushim obligimin që kemi ndaj bashkatdhetarëve tanë.

Prandaj, ne si shtet duhet që ta ndërrojmë këtë qëndrimi në relacion me diasporën, ajo krejt çka kemi bë si shtet deri më tash, për mërgimtarët ka qenë përgatitja e diskotekave për sezonin e tyre. Ata duhet ta ndiejnë veten pjesë e këtij shteti, si qytetarë të respektuar, jo si klientelë e pasur të cilët duhet shërbyer sa më mirë për t’ua vjelur paratë që i kanë me vete.

 

 

Flurim Arifi