Kosova

Diaspora shqiptare dhuron shtretër dhe pajisje shëndetësore në Kamenicë

Shtretër dhe pajisje të shumta shëndetësore janë dhuruar në qytetin e Kamenicës. Ky donacion është dhuruar nga Shoqata Humanitare “Busavata”, e përfaqësuar nga bashkatdhetari Asllan Maliqi, përcjell albinfo.ch.

Nga ana tjetër, i pari i Komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar Shoqatën Humanitare Busavata ka thënë se diaspora çdoherë ndihmon me pajisje e mjete, të cilat janë në shërbim të qytetarëve.

“Sot pranuam donacionin me shtretër dhe karriga për shëndetësinë. Është diaspora jonë ajo që vazhdimisht po na del në ndihmë me pajisje e mjete të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës. Për donacionin në fjalë falendërojmë jashtëzakonisht shumë bashkatdhetarin tonë Asllan Maliqi dhe Shoqatën Humanitare Busavata, e që nuk është hera e parë që po sjellin donacione”, është shprehur ai.