Integrimi
Diaspora rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës
Ministri Makolli uron bashkatdhetarët e rastin e 6-vjetorit të pavarësisë. Ai thotë se pa ndihmën e bashkatdhetarëve nuk do të kishte liri e pavarësi
Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli i uron të gjithë bashkatdhetarët me rastin 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai i falënderon bashkatdhetarët për angazhimin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësimin e saj, ndërsa garanton mbështetje institucionale për diasporën dhe mërgatën.
“Në këtë datë të rëndësishme historike, duhet t’i kujtojmë dhe t’i nderojmë sakrificat dhe kontributin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, posaçërisht të bashkatdhetarëve tanë, të cilët, edhe pse fizikisht larg atdheut, asnjëherë nuk reshtën së luftuari, në mënyra të ndryshme, vetëm e vetëm që amaneti i të parëve tanë të realizohet”, thuhet në urimin e Makolit.
Mërgimtarët, siç tha ai, ishin ata që i dhanë flakë dhe jehonë çdo lëvizjeje për liri dhe pavarësi. “Ishit Ju ata që përkrahët, organizuat apo edhe morët pjesë drejtpërdrejt në secilin proces të rëndësishëm historik, nëpër të cilin kaloi vendi ynë”, konsideron ministri Makolli.
Sot, 6 vjet pas shpalljes së pavarësisë, edhe pse e ballafaquar me shumë sfida përgjatë udhëtimit të saj, Kosova, siç tha ai, ka arritur të jetë një shtet, në të cilin mbizotëron paqja, në të cilin kanë ngadhënjyer vlerat demokratike, si dhe një shtet që ka treguar, sipas Makollit, se e meriton të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.
“Supozimi se, pas përmbushjes së aspiratave shekullore të vendit tonë, interesimi për kontribut nga mërgata jonë do të zbehet, ka dalë të jetë tejet i gabuar, sepse edhe tani, sikur përgjatë viteve, ju qëndroni të bashkuar dhe të gatshëm që ta mbështetni atdheun edhe drejt rrugës së ndërtimit të një shteti të fuqishëm dhe me ndikim në rajon dhe më gjerë”, deklaroi ministri kosovar.
Ai tha se të jetë kjo festë një rikujtim që vetëm të bashkuar mund të përmbushen të gjitha synimet e qytetarëve kosovarë.
“Andaj, nuk mund t’i gjej fjalët e përshtatshme që do të mund të tregonin realisht mirënjohjen dhe falënderimin e secilit qytetar të Kosovës për mbështetjen tuaj, por besoj dhe shpresoj që në përvjetorët e tjerë Kosova do të arrijë të jetë shteti që gjithmonë e kemi ëndërruar,” thotë Makolli.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim