Lajme
‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, vëzhguese afatgjate e zgjedhjeve në Shqipëri
Për herë të parë në historinë e Lëvizjes, Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përfshihet në procesin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri si vëzhguese afatgjatë.
Lajmi është bërë i ditur nga kjo organizatë në rrethin social Facebook.
“Me shpenzimet e tyre, anëtarë të Lëvizjes janë kthyer në Shqipëri për të mbikëqyrur nga afër zgjedhjet vendore të sotme, me qëllimin që të ndihmojnë në garantimin e një procesi zgjedhor sa më demokratik, transparent dhe në përputhje me rregulloren zgjedhore”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrja aktive e DPSHL-së në procesin zgjedhor si në terren, ashtu edhe virtualisht reflekton angazhimin e fortë të Diasporës për të forcuar demokracinë shqiptare.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë ta përdorin zërin e tyre duke votuar masivisht sot. “Vota sjell ndryshim kur të gjithë së bashku përcjellim një mesazh të unifikuar dhe të prerë kundra padrejtësive dhe abuzimeve që ndodhin rëndom çdo ditë në kurriz të qytetarëve”, thuhet në mesazhin e tyre drejtuar votuesve.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore Qeveria refuzon ‘iniciativën për ushqimin’...
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?