Lajme
Diaspora për një ditë, rreth 100 mijë euro për fondin emergjent në Kosovë
Diaspora 100 mijë euro për fondin emergjent për një ditë
Zëdhënës i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se mërgata për një ditë ka mbledhur 100 mijë euro për fondin emergjent. Ajo solidarizohet si gjithnjë me vendlindjen dhe beson në qeverisjen e re. Po ashtu i jep përgjigje cinikëve që s’besojnë asgjë dhe kukasin gjithandej, ka shkruar ai në profilin e tij facebook, përcjell albinfo.ch
Ditë më parë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndimojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar koronavirusin.
Ai bëri të ditur se qeveria ka hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.
Të gjitha mjetet, sipas tij, do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.
Kësaj nisme i janë përgjigjur masivisht menjëherë kosovarët që jetojnë në vendet e ndryshme të botës. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë Bota e parfumerisë ka marrë një impuls të ri me lansimin e markës Remix, e cila...
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe