Lajme
Diaspora e Maqedonisë së Veriut nga sot mund të regjistrohet
Zyrtarish sot nis regjistrimit i popullsisë, familjeve dhe banesave, për të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre, për diasporën, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët.
Drejtoria e Entit Shtetëror për Statistika njoftoi se vetëregjistrimi do të zhvillohet përmes ueb aplikacionit, i cili, sipas ESHS-së, është lehtë i qasshëm dhe i thjeshtë. Qytetarët duhet të futen vetëm me adresën e tyre të postës elektronike. Do të jetë i arritshëm vetëm nga jashtë dhe siguria e të dhënave personale është e garantuar.
Rekomandohet të përdoren të gjitha kontaktet me shoqatat e qytetarëve, shoqatat fetare, shoqatat e studentëve, në mënyrë që të regjistrohen sa më shumë qytetarë të Maqedonisë Veriore që qëndrojnë jashtë vendit. Qëllimi i këtij aktiviteti është marrja e të dhënave për personat që kanë lëvizur, si dhe struktura e tyre demografike, arsimore dhe ekonomike-sociale, nga janë zhvendosur dhe në cilën periudhë.
“Këto të dhëna kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për analizën dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave për të parandaluar ose të paktën zvogëluar valën e emigracionit dhe për të planifikuar politikat e zhvillimit që do të sigurojnë kushte për kthimin e tyre në atdhe”, theksoi drejtori i ESHS-së, Apostoll Simosvski.
Vetëregjistrimi nënkupton plotësim të aplikacionit të regjistrimit nga ana e vetë personit, i cili është njësi e regjistrimit.
Të dhënat për familjen i jep njëri prej anëtarëve të rritur të familjes, i cili ka njohuri për të dhënat, ndërsa për fëmijët deri në 15 vjeç, njëri prej prindërve ose kujdestari.
Personi i cili i jep përgjigjet për regjistrim është i detyruar të japë të dhëna të sakta dhe të plota për të gjitha pyetjet.
Të dhënat gjatë vetëregjistrimit do të regjistrohen sipas situatës më 31 mars të vitit 2021, në orën 24:00, gjegjësisht në mesnatë, midis 31 marsit dhe 1 prillit të vitit 2021.
Video udhëzuese hap pas hapi, për vetëregjistrim të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden jashtë shtetit, gjegjësisht mërgatës tonë.
Procesi i vetëregjistrimit fillon me 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill, nëpërmjet aplikacionit elektronik në faqen e internetit: census.stat.gov.mk
Videos: https://fb.watch/3-7yKeR3pq/
Më shumë informata në numrat e telefonit:
+389 75 268 732 (Viber, WhatsApp)
+389 75 268 734 (Viber, WhatsApp)
+389 75 268 745 (Viber, WhatsApp)
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra