Kosova
Diaspora në Zgjedhjet 2021, dukshëm më shumë votues se më parë
Intersimi i diasporës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, ka rezultuar të jetë më i lartë se në zgjedhjet e viteve të kaluara. Kështu ka bërë të ditur zëdhëndësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një postimi në Facebook, përcjell Albinfo.ch.
Numri i votuesve të regjistruar/aprovuar për të votuar përmes postës, në Zgjedhjet 2021, ka qenë 102,100, numër ky shumë i lartë në krahasim me Zgjedhjet e vitit 2019, ku numëri i votuesve përmes postës ka qenë 35,087, ndërsa në Zgjedhjet 2017, ky numër ishte vetëm 15,118.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, numri i zarfeve me fletëvotime të aprovuara është 56,610, ndërsa në anën tjetër numri i zarfeve me fletëvotime të refuzuara është 22,591, numër ky më i larti i fletëvotimeve të refuzuara krahasuar me zgjedhjet e viteve të fundit.
Sipas KQZ-së, numri i lartë i fletëvotimeve të refuzuara, është rezultat i arsyeve të ndryshme. 9 mijë e 199 zarfe, janë refuzuar për arsye se pakot janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. Ndërsa, 6 mijë e 665 pako, janë refuzuar sepse ato janë dërguar nga persona të cilët janë refuzuar për t’u regjistruar si votues gjatë periudhës së aplikimit për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar verifikimin e fletëvotimeve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare 2021, ku nga 43 mijë e 477 pako të dërguara ka aprovuar 56 mijë e 610, kurse ka refuzuar 22 mijë e 591. Ndërsa ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen gjatë kësaj jave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë