E-Diaspora
Diaspora kujton presidentin Rugova përmes eksponateve të një ekspozite
Ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Republikës së Kosovës”, e përgatitur nga Muzeu i Kosovës dhe nën përkujdesjen e Ministrisë së Diasporës, përmban eksponate të ndryshme që lidhen me presidentin Rugova



“Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Republikës së Kosovës”. Kështu është titulluar ekspozita e hapur mbrëmë, më 21 janar në një ambient të restorantit “Salmen” të Schlierenit, afër Cyrihut.
Hapjen e ekspozitës e ka bërë konsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani ndërsa fjalën përshëndetëse e ka mbajtur ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca. Ajo, duke iu referuar ekspozitës, foli gjerësisht për shemblltyrën dhe rolin e presidentit të ndjerë, dr. Ibrahim Rugova në shtetndërtimin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Zonja Breca me këtë rast kujtoi rrugën jetësore të dr. Rugovës që nga lindja e tij në një familje patriotike dhe të persekutuar e deri te periudha kur ai dha kontributin e tij madhor në ngritjen e shtetit të Kosovës. Është ironi e fatit, nënvizoi ndër të tjera znj. Breca, që presidenti Rugova nuk arriti ta shohë rezultatin final të përpjekjeve të tij jetësore, shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Një fjalë rasti e ka mbajtur zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës dhe të investimeve strategjike, Arian Daci. Ai, në emrin e ministrisë së përmendur ka përkujtuar rolin vendimtar që presidenti i ndjerë ka pasur në gjithë periudhën rreth njëzetvjeçare të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Këtë periudhë, siç ka theksuar Daci, e karakterizojnë dy personalitete emblema të historisë më të re të Kosovës: komandanti i UÇK-së, Adem Jashari dhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Dr. Sadik Krasniqi si bashkautor i ekspozitës, (krahas Ma Besnik Rraci) nga Muzeu i Kosovës, është ndalur në punën që ky muze, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës ka bërë për hapjen e ekspozitës në Zvicër. Ai ka sqaruar se eksponatet janë kryesisht ato që qëndrojnë në ekspozitën e përhershme, që është hapur në maj të vitit të kluar në muzeun në Prishtinë. Dr. Krasniqi ka folur edhe për personalitetin dhe shembëlltyrën e Presidentit hiostorik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Kjo ekspozitë do të bartet edhe në disa qytete të Evropës Perëndimore ku jetojnë shqiptarët.

Ekspozita, e përgatitur nga Muzeu i Kosovës dhe nën përkujdesjen e Ministrisë së Diasporës, përmban eksponate të ndryshme që lidhen me presidentin Rugova, duke filluar nga kostumi origjinal që ka veshur ai në aktivitetet zyrtare, rekuizita të ndryshme, si një stilograf të dhuruar nga presidenti Clinton, disa letra, dorëshkrime të tij të hershme, një gur kristalor të Trepçës, etj. Por, sigurisht ato që mbizotërojnë, janë fotografitë e shumta që pasqyrojnë aktivitetet e presidentit të ndjerë përgjatë periudhës së shtetformimit të Kosvës. Mbresëlënëse në këtë vazhdë ishte sidomos panoja ku jepet trungu gjenealogjik i familjes së Ibrahim Rugovës, i përbërë nga 15 gjenerata.





Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri të shtunën, 26 janar 2019.
Adresa: Restoran “Salmen” Uitikonerstrasse 17 8952 Schliren, Cyrih.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë