Kosova
“Diaspora kosovare: Faktor ndryshimi apo vegël politike?
Platfroma Albinfo.ch organizon debat virtual: “Diaspora kosovare: Faktor ndryshimi apo vegël politike?
Zgjedhjet në Kosovë po afrohen. Nisur nga fakti se në Zvicër jeton një komunitet i madh i qytetarëve të Kosovës, platforma e diasporës albinfo.ch, duke realizuar edhe misionin e saj në përafrimin e diasporës me vendet e prejardhjes, organizon një debat virtual për diasporën shqiptare të Kosovës në Zvicër.
Tema e debatit është: DIASPORA KOSOVARE: FAKTOR NDRYSHIMI APO VEGËL POLITIKE?
Në këtë debat do të marrin pjesë: Dr. Bashkim Iseni, themelues i albinfo.ch dhe ligjërues në Universitetin e Friburgut, Migjen Kajtazi, aktivist dhe kolumnist në Lozanë, Njomza Gutaj,aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, Nazmi Jakurti, Docent inordinar në PH Bern dhe aktivist, njohës i çështjeve të diasporës, Leonard Ferati nga shoqata “Du me Votu” Gjenevë. Debatin e moderon redaktori i Albinfo.ch, Alban Hamza.
Zgjedhjet e fundit dhe ato të 14 shkurtit 2021 kanë në qendër të vëmendjes politike votën e diasporës jashtë Kosovës, respektivisht në vendet perëndimore dhe, në veçanti, në Zvicër.
Vështrimet e fundit na bëjnë të konstatojmë një mobilizim të madh të mërgatës kosovare në Zvicër dhe më gjerë për zgjedhjet e parakohshme të muajit shkurt 2021 në Kosovë.
Si të shpjegohet ky interesim i madh dhe mllef ndaj faktorit politik kosovar në pushtet deri më tani? Kush janë aktorët e diasporës që janë aq shumë të aktivizuar? Përse mërgata shqiptare mbështet aq fuqishëm Vetëvendosjen? A është ky edhe faktor shpjegues i pengesave që i bëhen diasprës nga institucionet kosovare që ajo të përfshihet në proceset politike në Kosovë përmes votës së saj? Por, në anën tjetër, a i takon diasporës të ketë një ndikim të tillë në një vend ku de fakto ajo nuk jeton? A mos po instrumentalizohet vota e saj? Çka parashohin partitë në garë në programin e tyre për diasporën? Çka nëse pason ndryshimi në Kosovë dhe qasja ndaj diasporës mbetet e pandryshuar? A duhet të mobilizohen pjesëtarët e diasporës shqiptare po ashtu edhe në vendet ku ata janë lindur dhe votojnë? Përse nuk ndodh kjo ?
Debati mbahet ditën e premte, më 5 shkurt • ORA 20.00 • Zoom, Livestream në Facebook të Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati