Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA “Fitore Uniforms” është ndër më të njohurat, e sidomos për policinë e Çikagos....
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
-
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 shkurti u lejohet zviceranëve të qëllojnë ujqërit Megjithëse ujqërit mbeten një specie e mbrojtur në Zvicër, “në vitet e fundit, popullsia e ujqërve...
-
Fillojnë fluturimet e reja direkte nga Cyrihu në Frankfurt
-
Dy banka zvicerane dhe katër qytete janë viktima të sulmeve nga hakerët rusë
-
Kërkesa për prona me qira mbetet e lartë në Zvicër
-
Presidentja zvicerane bën thirrje për tregje të hapura dhe institucione të qëndrueshme në fjalimin në WEF