albinfo.ch
Zhvillim
Diaspora joshet nga letrat me vlerë për të investuar në Kosovë
Vizita e ministrit të Financave të Kosovës në Bernë, Avdullah Hoti, ishte organizuar nga Rrjeti i Bizneseve në Zvicër.
I shoqëruar edhe nga zyrtarë nga Ministria e Diasporës si dhe nga Departamenti i Thesarit, ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte zgjedhur të enjten Bernën për t’u takuar me biznesmenë shqiptarë në Zvicër, e për t’iu shpjeguar atyre mënyrat e mundshme të të bërit biznes në Kosovë, apo edhe investime në projekte të ndryshme, raporton Albinfo.ch.
Duke përkujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Asociim dhe Stabilizim me BE, Hoti theksoi se Kosova tashmë ka të sigurt një treg prej mbi 500 milionë banorë, por sipas tij, mundësitë për eksport janë të limituara për shkak se mungojnë në masë të madhe investimet , gjë që ndikon direkt edhe në prodhimin e mallrave që për synim kanë Evropën.
Ai më tutje u ndal edhe në fushat ku diaspora do të mund të ishte e mirëseardhur të investonte në vend.
Me këtë rast Hoti përmendi fushat, si teknologjinë Informative, bujqësinë, minierat, energjinë, e të tjera.
Duke u radhitur në vendin e 66-të nga 189 shtete të botës për të bërit Biznes, kjo sipas Hoti, është nje matës i kënaqshëm e që tregon se Republika e Kosovës ka bërë dhe po bën mjaft për të lehtësuar mënyrën e të bërit biznes, siç është puna me taksat, doganën, TVSH-në etj.
Në anën tjetër, zyrtari nga Ministria e Diasporës, Agim Kuleta, me këtë rast theksoi se Diaspora kosovare ka një potencial shumë të madh investimi, ku e citoi me këtë rast edhe Bursën e Stambollit, sipas së cilës Diaspora ka rreth 80 miliardë euro potencial investues.
E një ndër mënyrat për të investuar në Kosovë janë pa dyshim edhe bonot apo letrat me vlerë, ku sipas tij, blerja e tyra ka efekt të dyfishtë, ndërsa diaspora ndihmon vendin, por edhe fiton nga normat e tyre të interesit.
Për temën që biznesmenët nga Zvicra kishte interesimin më të madh, ishin pa dyshim Bonot e Thesarit, e që i ofrohen edhe Diasporës.
Bonot për Diasporën janë lloj i letrave me vlerë të borxhit, të emetuara nga Qeveria e Kosovës, e të dedikuara për diasporën.
Kishin filluar të shiten qysh në vitin 2012, por me një numër të kufizuar. Siç u bë e ditur nga zyrtari nga Departamenti i Thesarit, Hekuran Murati.
Bonot e Thesarit mund të blihen nga të gjithë të interesuarit nëpër bankat komerciale në vend. Shuma e bonove kap vlerën nga 10.000 deri në 250.000 euro, e që mund të afatizohen për 3 deri në 5 vjet.
Pasi që kapaciteti i Diasporës nuk shfrytëzohet sa duhet, blerja e bonove do të ishte një investim i mirë, nga ku mund të përfitojnë të dyja palët, thanë mysafirët nga Prishtina.
Pas mbarimit të prezentimeve nga zyrtarët kosovarë, ishte edhe mundësia e pyetjeve nga të pranishmit, ku kishte interes për këtë produkt të ri financiar, apo edhe për mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë të diasporës me institucionet e vendit.
Po pati edhe pytje nga të pranishmit për Bonot që diaspora kanë blerë edhe para vitit 2012, apo edhe periudhat e mëhershme, si para dhe pas luftës.
Por përgjigje për këto pyetje nuk pati.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit