Zhvillim
Diaspora, infuzion për komunën e Gjakovës
Gjatë verës qyteti stërmbushet me njerëz. Disa preferojnë kafiteritë e panumërta që ka Gjakova, ndërsa disa të tjerë pishinat e shumta me standarde evropiane që operojnë në këtë qytet. Vend i bukur për ta vizituar padyshim që është edhe Liqeni i Radoniqit, ndërsa po ashtu në Gjakovë mund të vizitohen edhe shumë monumente kulturore, historike dhe fetare.
As për fëmijët nuk mungon relaksimi. Në parkingun prapa “Hotel Pashtrikut”, çdo vit gjenden lojëra të ndryshme për fëmijë dhe adoleshentë.
Zgjidhni ku do të shkoni
Mbrëmja në Gjakovë gjatë verës merr tjetër pamje. Qendra e qytetit mbyllet dhe ajo shndërrohet në korzo, ku qytetarë të shumtë lëvizin deri në orët e mesnatës. Ndërkohë për familjarët vendi i përshtatshëm për të kaluar mbrëmjen dhe për të ngrënë darkë është pjesa malore e “Shkukëzes”. Peizazhi dhe freskia e ajrit që ofron kjo zonë dhe begatia e ofertës së restoranteve, bën që ajo çdo natë të frekuentohet nga qindra e mijëra persona. Keq nuk mbetet as rinia. Diskoteka të ndryshme në ambient të hapur si dhe kampingje të ndryshme organizohen gjatë muajve të verës me artistë të ftuar, shqiptarë dhe të huaj.
Lidhur me atë se si i pret Gjakova bashkatdhetarët që vijnë në pushime, albinfo.ch ka marrë një prononcim nga Ali Tafarshiku, këshilltar i kryetares së Komunës Mimoza Kusari Lila, ku ai shprehet se komuna ka zhvilluar të gjitha përgatitjet e nevojshme në këtë drejtim.
Mirënjohje dhe respekt për mërgimtarët
Po ashtu pronarët e bizneseve në Komunën e Gjakovës, duke qenë mirënjohës për ndihmesën që mërgata bën përmes shpenzimeve të cilat shkojnë në të mirë të bizneseve të tyre, vazhdojnë të respektojnë konsumatorin e tyre, duke mbajtur çmimet në nivelet qe vazhdojnë të jenë gjatë gjithë vitit, dhe duke u shërbyer atyre sa më mirë.
albinfo.ch mori prononcime nga pronarë të bizneseve të ndryshme, të cilët theksuan se në sezonin e verës që shënon ardhjen bashkatdhetarëve është vëllimi me i madh i punës që u mundëson bizneseve të ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë tërë vitit.
Kemal Kryeziu, pronar i kafetërisë “Index’91” që gjendet në qendër të qytetit thotë se bashkatdhetarët, sa herë që vijnë në Kosovë, nuk mungojnë në biznesin e tij. Ai shprehet i gatshëm të vazhdojë mikpritjen dhe shërbimin në nivel për klientët e tij: “Kafiteria Index’91 është pjesë identiteti e të gjitha gjeneratave, gërshetim i kujtimeve për ata që kanë kaluar rininë dhe ju mbetet nostalgjia e viteve por edhe e sotmja që ofron një vend për t`u dëfryer”.
Mirënjohës ndaj bashkatdhetarëve është edhe Lulëzim Hana, pronar i hotel “President”. “Diaspora jonë ka qenë dhe është një infuzion për ne qytetarët e Komunës së Gjakovës kur kemi parasysh ekonominë e varfër në komunën tonë”, thotë ai.
Muajt e verës, muajt e shpresës për Gjakovën
Dinamika e zhvillimit ekonomik që sjell ardhja e bashkatdhetarëve nuk përfshin vetëm bizneset hoteliere, por janë edhe bizneset e tjera të vogla të cilat e ndjejnë gjallërinë që sjellin bashkatdhetarët. Këtë e kuptuam pas bisedave me shumë bizneset që operojnë në “Çarshinë e Madhe” që njëherësh është edhe vendi me i frekuentuar për gjithë qytetaret e Gjakovës por edhe me gjerë, ndërsa pronari i kafiterisë “Hendrix Bar”, Vilson Rexha, për albinfo.ch thotë se “Çarshia e Madhe” është vendi që me së shumti vizitohet nga bashkatdhetarët tanë, aq sa ky lokacion nuk ka edhe kapacitet të mjaftueshëm për ofrim të hapësirës. Mirëpo kjo na gëzon kur e dimë së në çfarë situate është vendi ynë dhe them lirisht se muajt e verës shënojnë edhe muajt e shpresës për të gjitha bizneset në Komunën e Gjakovës.
Të gatshme që të presin stinën e verës dhe ardhjen e bashkatdhetarëve janë edhe bizneset e kafe-barëve qe gjenden në kodrën e Qabratit, dhe restorantet në kurorën e gjelbër të Shkugzës, të cilat ofrojnë shërbime dhe relaks në natyrë.
Po ashtu në kuadër të bizneseve që përbejnë ekonominë e vogël të Gjakovës janë edhe bizneset e butikëve, argjendaritë dhe shumë tjera. Që të gjitha theksuan se periudha e verës shënon rritjen më të madhe të shitjes së mallit të tyre, ngritje kjo që iu ndihmon të mbijetojnë e të mos ndërpresin punësimin për ata persona të cilët punojnë në këto biznese, e më të cilën punë ushqejnë familjet e tyre.
Komuna është e gatshme
Ali Tafarshiku, këshilltar i kryetares së Komunës Mimoza Kusari Lila: “Komuna e Gjakovës është angazhuar që punimet në infrastrukturën rrugore sidomos në rrugët kryesore t’i përfundojë në gjashte mujorin e pare të këtij viti, që gjatë muajit të verës kur rritet fluksi i bashkatdhetarëve të ketë qarkullim të lirë dhe të lehtë për të gjithë bashkatdhetarët. Po ashtu Komuna i ka bërë të gjitha përgatitjet për ofrimin e shërbimeve administrative sidomos në sektorin e ofiqarisë ku do të eliminohen pritjet e gjata. Edhe Drejtoria për Shërbime Publike ka hartuar planin e veprimit për mirëmbajtjen e rrugëve, hapësirave të gjelbra, krijimin e kushteve për shëtitore në rrugën kryesore të qytetit. Sa i takon anës kulturore janë paraparë shume aktivitete, në mesin e të cilave më të rëndësishmet janë kremtimi i Ditës Ndërkombëtarë të muzikës, gara sportive – hedhja nga Ura e Fshenjtë, festivali i Sofrës, festivali Komedia Fest si dhe organizimi i shumë aktiviteteve tjera në kampin e hapur veror në brigjet e Lumit Erenik”, ka thënë ai për “albinfo.ch”.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra