Maqedonia

Diaspora e Maqedonisë, faktor i rëndësishëm në shoqërinë zvicerane

Ambasadorja zvicerane, Sibyl Suther Tejada, shprehu kënaqësinë e madhe me emërimin e Kabinetit të Ministrit të Diasporë

Ministri pa portofol i ngarkuar për Diasporën në Maqedoni, Edmond Ademi, u takua me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada.

Ademi, sipas një njoftimi nga kabineti i tij, theksoi se diaspora e Republikës së Maqedonisë që jeton dhe punon në Zvicër është një segment i rëndësishëm në shoqërinë zvicerane.

Ambasadorja zvicerane, Sibyl Suther Tejada, shprehu kënaqësinë e madhe me emërimin e Kabinetit të Ministrit të Diasporës dhe interesin për krijimin e Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunimin në Diasporë.

Ministri Ademi theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe sot Zvicra është një nga partnerët më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë.

Të dy palët kanë treguar interes për bashkëpunim të hapur në të ardhmen sepse kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe se kjo është në interesin e Maqedonisë dhe të Zvicrës.