Lajme
Diaspora drejt Kosovës për festën e Bajramit
Para disa ditësh Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër ka hequr Kosovën nga lista e karantinës. Si duket këtij lajmi i janë gëzuar mërgimtarët nga ky shtet.
Mërgimtarët nga Zvicra kanë filluar rezervimet për fluturime drejt Kosovës, ku vetëm pas heqjes së karantinës janë shtuar rreth 40 fluturime.
Kështu ka bërë të ditur për Albinfo.ch, Valentina Gara, zëdhënëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova janë shtuar rreth 40 fluturime gjatë muajit maj”, ka thënë ajo.
Ndërsa festa e Fiter Bajramit ka ndikuar edhe më shumë në numrin e mërgimtarëve që do të udhëtojnë drejt Kosovës.
“Nëse u referohemi fluturimeve deri më 13 maj, janë shtuar 16 fluturime”, tha ajo.
Ndërsa, Leyla Ibrahimi-Salahi, shefe e Air Prishtina, tha se për shkak të largimit nga karantina dhe po ashtu pushimeve, kanë regjistruar rritje të dukshme të kërkesës për fluturime.
“E kemi zgjeruar gamën tonë nga Cyrihu dhe Bazeli në përputhje me rrethanat. Nga ana jonë, është rritur numri i fluturimeve kryesisht nga Cyrihu”, deklaroi Ibrahimi-Salahi, për Albinfo.ch.
Ndërsa sa i përketë çmimeve të biletave ajo tha se kanë arritur të mbajnë çmime atraktive.
“Për shkak të zgjerimit të kapacitetit, ishim në gjendje të mbanim çmimet atraktive. Për më tepër, klientët tanë mund të përfitojnë nga oferta jonë prej 10%”, përfundoi ajo.
Ditëve të fundit, në Kosovë ka rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus, e cila ka mundësuar që shumë vende evropiane ta heqin nga lista e karantinës.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë