Lajme
Diaspora, “antivirus” për imunitetin e dobët të Kosovës
Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, për muajin tetor 2020, del se diaspora ka dërguar rreth 22 milionë euro më shumë sesa muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo tregon se kemi tejkaluar edhe thirrjet e liderëve politikë për solidaritet
Do të pajtoheni ose jo, Diaspora mbetet pjesë e çdo suksesi të Kosovës. Në kohë pandemie, ajo dërgoi rreth 800 milionë euro në Kosovë duke dëshmuar se është burim i fuqishëm për mbijetesën dhe zhvillimin e vendit. Me gjithë kufizimet që shkaktoi pandemia Covid-19, në pamundësi të vizitave si vitet e mëparshme për shkak të masave të shteteve përkatëse, ato i ktheu në ndihmë përmes remitencave duke thyer rekordin me dërgesat e parave.
Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, për muajin tetor 2020, del se diaspora ka dërguar rreth 22 milionë euro më shumë sesa muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Këto të dhëna tregojnë se kemi tejkaluar edhe thirrjet e liderëve politikë për solidaritet, si Albin Kurti, sa ishte në krye të qeverisë për të ndihmuar vendin në luftën kundër koronavirusit.
Mërgimtarët bëhen pjesë e solidaritetit edhe këtë herë kur vendi po kalon në kohën më të vështirë ekonomike dhe politike nga pandemia në një anë dhe nga arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së. Sido që të jetë, mërgimtarët nuk presin nga politikanët e Kosovës që të unifikohen për të kaluar paketat e rimëkëmbjes në legjislativin e vendit, duke vazhduar me transfere parash në kontot e familjarëve të tyre.
Të dhënat tregojnë se në muajin tetor 2020 në Kosovë u sollën 99.8 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 78.2 milionë euro. Duke krahasuar periudhën dhjetëmujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 90.9 milionë euro më shumë, apo në total 796.5 milionë euro.
Sipas kanaleve të dërgimit, Banka Qendrore e Kosovës thotë se 556.8 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgimit të parave, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale, e të tjerat që i kanë dërguar nëpërmjet kanaleve joformale që nuk i din askush. Edhe këtë herë në këtë kohë të pa kohë, Diaspora kosovare ka luajtur një rol vendimtar në mbijetesën dhe zhvillimin ekonomik të vendit sikur përgjatë tri dekadave të fundit.
Edhe pse ajo vazhdon të jetë e përjashtuar nga vendimmarrja në institucionet e Kosovës, e as nuk merret në konsiderim për të qenë pjesë e jetës politike të vendit, për shembull kuvendit, apo të ekzekutivit dhe diplomacisë, për shumë kohë emigracioni është parë si zgjidhje e vetme për problemin e papunësisë, teksa dërgesat drejt familjeve në vend që kanë zënë një peshë kryesore të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Do të ishte gabim nëse edhe këtë herë nuk është kuptuar se kontributi i diasporës ka qenë qenësor dhe e bën të domosdoshëm përfaqësimin e diasporës në procesin demokratik të vendit. E drejta e votës dhe përfaqësimi në institucionet e vendit i jep një të drejtë më të madhe për kërkim të llogaridhënies komunitetit kosovar jashtë vendit, për problematikat që ata hasin, ku shteti duhet të ndërhyjë.
Shkaktarët kryesorë që po pengojnë rikthimin e mërgimtarëve apo investimet mbeten mungesa e politikave publike serioze për ta fuqizuar diasporën, por edhe mosbesimi tek institucionet, korrupsioni endemik si dhe krimi i organizuar. Pa kapërcimin e këtyre problemeve, remitencat do të vijojnë të përdoren për konsum nga familjet, pa pasur mundësinë të përfshihen drejtpërdrejt në investime dhe burime të tjera zhvillimi të ekonomisë.
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës albinfo.ch (Online&Print)
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025