Kuriozitete
Diamanti që u shit për 11 milionë dollarë
Një diamant mjaft i rrallë, 88.22 karatësh, në formë ovale iu shit një koleksionuesi anonim japonez për më shumë se 11 milionë dollarë.
Sipas shtëpisë së ankandeve, diamanti, bashkë me tarifat dhe taksat kap shifrën e 13.8 milionë dollarëve.
“Zakonisht ne nuk i bëjmë të ditura transaksionet e blerësve, por kësaj radhe morën lejen e tij, i cili është një koleksionues privat japonez”, deklaron organizatori i këtij ankandi, transmeton ‘Scan’.
“Diamanti do të marrë emrin e vajzës së parë të pronarit të ri”, shton ai. Diamanti në fjalë doli nga një gur 242 karatësh që u zbulua në minierën Jwaneng në Botswana, vendin afrikan që mbulon 40% të ofertës globale për diamantë, përcjell albinfo.ch.
Sipas ekspertëve, diamanti oval është spektakolar në shumë aspekte. I gjithë ankandi zgjati 10 minuta.
Rekordin botëror e mban diamanti rozë 59.60 karatësh i shitur në 2017 për shifrën rekord të 71.2 milionë dollarëve në Hong Kong. Diamanti rozë mban rekord, si për diamantet ashtu edhe për çfarëdolloj guri të çmuar tjetër.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?