Lajme

Diamant Salihu, i nominuar për Çmimin e madh të Gazetarisë në Suedi

Në kategorinë Zëri i Vitit.

Mërgimtarët shqiptarë kanë arritur suksese të shumta në shumë shtete të botës, me profile nga më të ndryshmet. Albinfo.ch ju sjell një storie tjetër suksesi, që ka të bëjë me gazetarinë e mirëfilltë në shtetin e Suedisë.

Diamant Salihi është një shkrimatar me orgjinë shqiptare dhe është nominuar së fundmi për Çmimin e madh të Gazetarisë në Suedi në kategorinë Zëri i Vitit.

Përmes rrjeteve sociale, Diamant ka njoftuar audiencën se është i nderuar për nominimin e tij në një evenet të madh çmimesh.

“I nderuar jashtëzakonisht nga nominimi i shkëlqyer për Çmimin e madh të Gazetarisë në kategorinë Zëri i Vitit. Përsëri falënderime të veçanta për: Leo Lagercrantz, redaktor, Mondials etj., dhe më shumë faleminderit për të gjithë ata që janë të guximshëm dhe duan të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, u shpreh ai.

Vlen të theksohet se Diamant Salihu ka punuar në gazetën kombëtare suedeze “Expressen” dhe katër vjet në televizionin suedez. Libri i tij i botuar së fundmi është “Tills alla Dor”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Stora Journalistpriset @StoraJournalist Nominerad till Arets Röst: Diamant Salihu- När nyheterna om mördade unga män blivit vardag berättar han med insikt och nyanser om kriget som tycks paga tills alla dör. Arets Röst Diamant Salihu"