Lajme
Dialogu Kosovë – Serbi vazhdon më 10 dhjetor
Në nivel të ekspertëve do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i BE-së ka bërë të ditur se takimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme, derisa nuk ka pranuar të tregojë për temat që do të diskutohen. Por, ende nuk ka një datë për takim mes kryeministrit Hoti e presidentit të Serbisë, Vuçiq, që për herë të fundit janë takuar në shtator.Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë sërish në nivel të ekspertëve.
Më shumë se një muaj nga takimi i fundit, i mbajtur në fund të tetorit, shefat e delegacioneve të dy shteteve pritet të takohen javën që vjen, më 10 dhjetor.
Këtë e ka konfirmuar të premten zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Por, me arsyetimin se është ende herët, Stano ka refuzuar të tregojë agjendën e këtij takimi.
“Mund të konfirmoj se ekziston mundësia që të kemi takimin në nivelin e krye-negociatorëve në Bruksel, të mërkurën e ardhshme. Ne gjithmonë e bëjmë të ditur agjendën afër datës së takimit”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.
Në takimin e 29 tetorit palët kishin diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore.
Megjithatë, në horizont nuk duket një takim i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që nuk janë takuar që nga muaji shtator.
Ndonëse nuk kanë dhënë shumë detaje, nga Qeveria e Kosovës për mosmbajtjen e takimeve deri më tani kanë fajësuar situatën me pandeminë.
“Besoj që jeni në dijeni se për shkak të valës së dytë të pandemisë Covid -19, Brukseli është komplet i mbyllur për takime. Tani për tani nuk ka asnjë datë të propozuar për takimet e radhës, sepse gjithçka po diktohet nga situata me pandeminë C-19. Përndryshe grupet punuese janë duke i vazhduar përgatitjet për takimet e grupeve teknike, sapo të krijohen rrethanat. Nuk ka asnjë pengesë tjetër. Takimi i fundit ka qenë me 29.10.2020”, tha Antigona Baxhaku, Zyra për Komunikim në Qeveri.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje