Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, nesër takimi në nivel kryenegociatorësh
Nesër do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.
Takimi do të zhvillohet në Bruksel, ndërsa aty do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër, raporton Albinfo.ch.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, para disa ditëve kishte thënë se kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih