Lajme
Diagnoza e kancerit të gjirit, zemra e një luftëtareje
Sëmundjet e gjirit, veçanërisht kanceri i gjirit, prekin zonat qendrore të jetës dhe shpesh shkaktojnë pasiguri. Ne organizojmë specialistë të cilët i kanë vënë qëllim vetes të heqin frikën e pacientëve dhe t'i shoqërojnë ata personalisht në rrugën e tyre
Diagnoza e kancerit të gjirit – dhe papritmas gjithçka ndryshon. Fjalët “Ti ke kancer” tronditin shumë njerëz dhe koha pas kësaj shpesh përshkruhet si një gjendje emergjente në të cilën, nga një moment në tjetrin, shumë gjëra nuk janë më si më parë. Është e vështirë të kuptohet se trupi është në mes të një sëmundjeje të rëndë. Kështu ishte edhe për mua. Isha në gjendje shoku për disa ditë.
Pasi onkologu më njoftoi për këtë diagnozë, unë qava shkurtimisht, dola nga spitali dhe shkrova 4 mesazhe. Në atë moment i lash të presin të gjitha angazhimet që ishin aktuale. Shkova në shtëpi, ku më priste nëna në dhomën time të ndejës. Mjaftoi një shikim dhe ajo e dinte se çfarë po ndodhte. Ajo qau dhe u rrëzua në krahët e mi. Çfarë duhet të bëja. Diçka kishte ndodhur kur pashë pamjet e anëtarëve të familjes sime. Tek unë u ndez një lloj instinkti mbrojtës. Edhe pse unë isha pacientja, më duhej të isha e fortë për familjen time. Fillova të bëja shaka për kancerin. Disi mendova se kjo do të më ndihmonte t’i shihja gjërat pak më me qetësi. Nuk doja keqardhje apo trishtim. Diagnoza ishte mjaft trishtuese.
Jam përpjekur të jem sa më e hapur dhe transparente lidhur me temën delikate. Sepse qoftë dhe vetëm tingëllimi i fjalës duket si denim me vdekje. Dhe të përballesh me vdekjen nuk është një gjë e bukur. Unë u mora me temën dhe bëra paqe me të, sepse nuk i dihet kurrë. Por, e dija që hulumtimi i kancerit është shumë i avancuar në ditët tona. Unë i besoja mjekësisë, besoja në fuqitë vetëshëruese të trupit tim dhe në mendimet e mia pozitive. Njerëzit që mendojnë pozitivisht nuk janë aspak imunë nga emocionet negative apo krizat. Por ata mund ta përballojnë atë më mirë dhe t’i vlerësojnë më pozitivisht situatat stresuese. Jo të gjithë kanë lindur optimistë. Por ata mund të mësojnë të mendojnë pozitivisht dhe të kapërcejnë më mirë pengesat. Dhe hapi i parë është t’ia pranojnë vetes se si ndihen. Të sinqertë. Sepse ne priremi të shtypim ose mohojmë ndjenjat tona, duke përfshirë edhe veten tonë.
Dhe hapi tjetër është të ndani historinë tuaj me të tjerë. Nuk ka pse të bëhet kjo me 1000 njerëz. Por me familjen dhe miqtë. Do t’ju ndihmojë juve dhe ndoshta edhe dikujt tjetër. Nuk është turp të jesh i sëmurë. Nuk kemi faj që e kemi këtë diagnozë dhe nuk kemi pse të turpërohemi. Pyetja është se si të përballemi me të? Mënyra më e mirë për të fituar një luftë është ta shikoni atë drejt në sy. për ta pranuar atë. Për të kuptuar se nuk mund të ndryshoni asgjë në lidhje me diagnozën, por mund të ndryshoni mënyrën se si e trajtojmë atë.
Populli ynë pëlqen të ankohet. Nuk dua t’i bashkoj të gjithë, po flas nga përvoja ime. Për disa mund të duket e arsyeshme që “thjesht të lëshonjnë zhgënjimin të dalë jashtë”. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë: ankesa ka efekte të dëmshme për ne dhe të tjerët.
- Ankesat (“vajtimet”) e trajnojnë trurin tuaj të mendojë negativisht. Ulërima e shpeshtë siguron që sinapset e lidhura me mendimet dhe ndjenjat negative të bashkohen. Kjo do të aktivizojë më shpejt mendimet negative në të ardhmen dhe do të fitojnë përparësi ndaj të menduarit pozitiv.
- Akesat të bëjnë të harrosh. Mendimet negative zvogëlojnë hipokampusin, pjesën e trurit që është përgjegjëse për kujtesën.
- Ulërima krijon stres dhe ju bën të sëmurë. Ndjenjat negative dërgojnë sinjale alarmi në trup në mënyrë që kortizoli – hormoni i stresit – të çlirohet. Mendimet e shpeshta negative mbajnë nivelet e kortizolit të larta. Kjo rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit ose depresionit dhe djegies
- Ankimet sjellin në rrezik shëndetin e atyre që ju rrethojnë. Nëse dikush duhet të na dëgjojë tek ankohemi, atëherë rritet edhe niveli i tyre i stresit. Pra, ne mund t’i lëndojmë të tjerët me mendimet tona të shprehura.
Diagnoza e kancerit të gjirit më goditi në mes të jetës sime. Sapo kisha mbaruar Masterin dhe prisja me padurim punën time të re, bota ime befas u përmbys. Doja të tregoja historinë time për të treguar se kancerit nuk i intereson kush jeni, nga jeni apo sa vjeç jeni. Pas publikimit të sëmundjes sime, më kontaktuan qindra gra. Shumica prej tyre shkuan menjëherë për të bërë një kontroll. Nëse do të mund të ndihmoja qoftë dhe vetëm një person për të shmangur rrugën e vështirë nëpër të cilën po kaloj tani, atëherë fushata ime do t`ia vlente.
Kuptimi i jetës, i shëndetit, i dashurisë për njëri-tjetrin nuk është bërë kurrë më i qartë për mua sesa gjatë këtyre javëve. Zonja, skanoni trupin tuaj. Diagnoza e hershme mund të shpëtojë jetën dhe të ardhmen tuaj.
Për të qenë në gjendje të zbuloni kancerin e gjirit në fillim, kërkohet diagnostikimi më i mirë. Kjo përbëhet nga një kombinim i:
- Ekzaminimit me prekje
- Mamografisë
- Ultratingujve
- Nëse është e nevojshme: Punktimi
Specialistët rekomandojnë masat e mëposhtme të zbulimit të hershëm për gratë pa rrezik familjar:
Vetëekzaminimi mujor
Kontroll vjetor gjinekologjik (me palpim të gjirit) nga mosha 40 vjeçare
Një mamografi bazë midis moshës 40 dhe 50 vjeç, e ndjekur nga mamografia çdo 2 vjet
Së bashku duhet të luftojmë kancerin e gjirit. Sa më herët të zbulohen tumoret, aq më të mëdha janë shanset për mbijetesë. Kjo përfshin të qenit të ndërgjegjshëm për shëndetin tuaj; solidaritet me të prekurit – kanceri i gjirit mund të prekë çdo grua, por edhe burrat prandaj duhet një qasje e hapur ndaj temës së kancerit të gjirit. Në këtë situatë të vështirë, është thelbësore të kemi pika kontakti kompetente dhe qasje sa më të lehtë në të gjitha informacionet.
Prandaj, menjëherë pas diagnozës, u bashkova me shoqatën “Renesansa” në Kosovë për të ndihmuar të gjithë të prekurit në Kosovë. Ndihmë për të kuptuar, ndihmë për të pranuar, ndihmë për të mësuar se çfarë është sëmundja, si të merreni me të, ndihmë për pajisje me paruke dhe mbajtëse gjoksi, pa pagesë.
Ne duam t’i ndihmojmë gratë të mos dyshojnë kurrë se janë të forta. Ne duhet të transformojmë imazhin tonë për veten. Ne duhet të ngrihemi si gra dhe të marrim drejtimin.
Sëmundjet e gjirit, veçanërisht kanceri i gjirit, prekin zonat qendrore të jetës dhe shpesh shkaktojnë pasiguri. Ne organizojmë specialistë të cilët i kanë vënë qëllim vetes të heqin frikën e pacientëve dhe t’i shoqërojnë ata personalisht në rrugën e tyre.
Së bashku do të fitojmë luftën kundër kancerit të gjirit. Çdo vit ne organizojmë Garën për kurën në Kosovë. Të prekurit, miqtë dhe familja mblidhen këtu për një vrapim të përbashkët kundër kancerit të gjirit.
Ju mund të gjeni të gjitha informacionet në faqen tonë të internetit. https://renesansa.org/
Çdo cent ka rëndësi. Imagjinoni sikur mijëra njerëz të dhuronin vetëm një frang. Së bashku, ne mund të ndihmojmë shumë, shumë gra të prekura në Kosovë.
Përmendni emrin “Arbela” gjatë dhurimit. Faleminderit që jeni pjesë e zgjidhjes. Faleminderit që ndihmoni njerëzit e tjerë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje