Lajme
Diabeti, temë e simpoziumit të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Simpoziumi i parë i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër po mbahet para një numri të madh mjekësh e të interesuarish të tjerë në Qendrën e Kulturës dhe Kongresit në Lucern me temë: «Diabeti në qendër të vëmendjes», të organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, raporton albinfo.ch.
Në këtë simpozium fjalën përshëndetëse do ta ketë kryetari i Shoqatës së Mjekëve FMH Dr. med. Jürg Schlup.
Dr.med. Xhafer Sadiku do të flas mbi diabetin si sëmundje. Kurse Dr. med. Avdullah Krasniqi shpjegon ndikimin e diabetit në shtatëzani. Përderisa për mënyrat e depresioni te diabetikët e shpjegon Dr. med. Afrore Suka Qorolli.
Nga pikëpamja e stomatologut për diabetin do të flas Dr. med. dent. Gazmend Haliti dhe Dr. med. Sead Abazi.
Diabeti si sëmundje prek apo vuajnë rreth gjysmë milioni qytetarë të Zvicrës. Në tërë botën jetojnë rreth 425 milion njerëz me diabet . Sipas vlerësimeve nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (www.idf.org), deri në vitin 2045 do të jenë rreth 629 milion njerëz. Gjysma e të gjithë diabetikëve nuk e dinë që kanë diabet.
Problemet gastro-enterologjike dhe hepatologjike te pacientët me diabet i shpjegon Dr. med. Mentor Bilali dhe për sëmundjet vaskulare periferike te pacientët me diabet, Dr. med. Naim Mehmeti.
Në fund të simpoziumit do të paraqiten PD Dr. med. Florim Cuculi dhe Prof. Dr. med. Omer Dzemali me temë sëmundja koronare te pacientët me diabet – Stent apo Bypass. Ky simpozium do të mbyllet me një mbledhje të kuvendit, apero dhe darkë që do të shtrohet nga kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës, raporton albinfo.ch. (Bekim Dalipi)
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane