Lajme

Dhurata për nxënësit shqiptarë në shkollat e Suedisë

Për komunitetin shqiptar në Suedi përgjithësisht, për nxënësit që ndjekin mësimin e gjuhës amtare veçanërisht, dita e djeshme ishte ditë e gëzuar, shkruan albinfo.ch.

Për këtë gëzim ishin kujdesur MASHT dhe MPJD të Kosovës. Këto dy institucione të rëndësishme ishin kujdesur të dërgojnë një dhuratë shumë të çmuar për këtë fillimvit shkollor, kontingjentin prej 1000 librave “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për nivelin e parë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Ardian Kolaj, konsull në ambasadën e Kosovës në Stockholm, kishte bërë 600 km rrugë për të ndarë këtë gëzim me mësuesit e gjuhës amtare, por edhe me nxënësit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz të ulur, njerëz në këmbë, libër dhe ambiente të brendshme

Mësues të tjerë kishin bërë edhe nga 100, 200, 300, 400 e 500 km për të marrë këtë komplet materialesh mësimore që do t’ua lehtësojë e do t’ua begatojë punën e tyre didaktike e pedagogjike.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Të gjithë mësuesit ishin shumë mirënjohës.

Faleminderit të gjithë atyre që janë angazhuar në përpilimin e këtyre teksteve, atyre që i kanë sponsorizuar, atyre që i kanë transportuar, atyre që i shpërndajnë dhe atyre që do të punojnë e mësojnë me këto tekste.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme