Kuriozitete
Dhurata për Krishtlindje: I kthehet çanta me 16 mijë euro
Një ngjarje interesante ka ndodhur natën e Krishtlindjeve në Gjermani
Një 63-vjeçar mori një befasi të bukur për Krishtlindje, kur një kalimtar i ndershëm i ktheu atij çantën e shpinës, të mbushur me dhurata dhe 16 000 euro, të cilën e kishte harruar nën një pemë.
Kalimtari, 51 vjeç, që u pengua te çanta, lajmëroi policinë pak para mesnatës së vigjiljes së Krishtlindjes, transmeton ATSH.
Ai refuzoi të merrte shpërblim, sepse ishte Krishtlindje, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani, të gjithë personat që kthejnë sende të humbura marrin shpërblim në bazë të vlerës së sendit të kthyer.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim