Shkurt.ch
Dhuna te të rinjtë, pasojë e lënies së tyre pasdore
Mbi temën "Cilat dukuri shoqërore nxisin dhunë tek të rinjtë dhe në familje?” kanë ligjëruar Have Shala dhe Enver Osmani
Në vazhdën e mbrëmjeve informative të organizuara nga shoqata „Parandalo“ me seli në Cyrih, të shtunën e kaluar është mbajtur mbrëmja e katërt dhe e fundit për këtë vit.
Tema që u shtjellua në këtë mbrëmje titullohej: “Cilat dukuri shoqërore nxisin dhunë tek të rinjtë dhe në familje?”, temë e cila kishte zgjuar kureshtjen e një numri të madh të të interesuarve .
Ligjëruesit e ftuar në këtë mbrëmje ishin Havë Shala, aktiviste e njohur dhe ndërmjetëse kulturore si dhe këshilltare në byronë për Integrim në Winterthur dhe Enver Osmani, pedagog dhe sociolog nga Cyrihu.
Fillimisht Enver Osmani nga pikëvështrimi i sociologut shpjegoi në mënyrë të thuktë llojet e dhunës në një shoqëri, si, dhuna ekspresive, instrumentale dhe personale. Ai foli edhe për shkaktarët e dhunës dhe pasojat e saj si në familje në shkollë dhe më gjerë.
Osmani u ndal më shumë tek dhuna e të rinjve nëpër shkolla e në ambiente të hapura si një fenomen i cili ka ekzistuar edhe më parë por jo në përmasat që ka marrë aktualisht, kur është bërë temë diskutimi si në media po ashtu edhe në institucionet përkatëse.
Dhuna në mes të të rinjve “mjet komunikimi në mes tyre”
Dhuna në mes të të rinjve, vazhdoi Osmani, “është në trend dhe shërben si mjet modern komunikimi”. Ai në vazhdim u fokusua në mënyrat e preventivës së një dhune të tillë dhe mënyrën se si të trajtohet ajo, si nga prindërit ashtu dhe nga ana e mësimdhënësve nëpër shkolla dhe institucionet tjera.
Havë Shala me përvojën e saj shumëvjeçare si këshilltare, mbrëmjen e filloi me pyetjen dhe dilemën se: “Kur quhet dhuna dhunë dhe kur nuk quhet dhuna dhunë”, rreth së cilës pyetje solli shumë shembuj konkret si nga Kosova po ashtu nga Zvicra. Me këtë rast ajo bëri një paralele në mes të këtyre pamjeve të cilat kishin ngjashmëri sa u përket faktorëve që shkaktojnë një sjellje respektivisht dhunë të tillë.
Sipas zonjës Shala secili prej nesh e ka një ngarkesë apo përvojë jetësore që e bart me vete në shpinë. Ajo është “si një çantë e mbushur paraprakisht me kode, rregulla, përvoja e edukim familjar e shoqëror, gjë që ndikon direkt në sjelljet tona gjatë përditshmërisë. Dhuna e përjetuar gjatë jetës në çfarëdo forme si ajo fizike, psikike, emocionale, etnike, dhunë klasore apo edhe gjinore, kushtimisht mund të thuhet se është faktor që ndikon në sjelljet tona, “sepse është model dhe normë me të cilin jemi edukuar dhe rritur dhe nuk njohim tjetër model. Modele të cilat bien shpesh në kundërshtim me modelet jetësore e shoqërore në të cilat kemi migruar dhe aktualisht jetojmë”, ka thënë Have Shala.
Të rinjtë tanë kanë fare pak përkrahhje nga prindërit
Ajo, dhunën tek të rinjtë dhe “fajin e tyre” për këtë fenomen e argumentoi me ngarkesat e shumta që kanë ata, si presioni i arritjes së suksesit, kërkesat e mëdha ndaj tyre, pastaj pakësimi i resurseve, joperspektiva si dhe përkrahja e vogël nga ana e prindërve. Fëmijët e familjeve shqiptare dhe të tjera të huaja shumë pak i shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron shkolla dhe institucionet tjera zvicerane siç janë kopshtet e fëmijëve, grupet e lojës, mbrëmjet informative në BIZ etj. Dhe kjo ka për pasojë, sipas ligjërueses, ndjenjën e pabarazisë dhe inferioritetit që ka fëmija shqiptar në këtë rast në raport me fëmijët zviceranë, familjet e të cilëve i shfrytëzojnë këto mundësi maksimalisht.
Konflikti në mes gjeneratave dhe perceptimi ndryshe i realitetit të jetës këtu në Zvicër sjell shpesh konflikte në familje dhe kundërthënie në mes fëmijëve dhe prindërve. Këta të fundit kanë ardhur në Zvicër me qëllimin e vetëm që të punojnë dhe të kthehen në vendlindje, por ja që ata tani janë ende këtu dhe ballafaqohen me sfida të paparashikuara. Ndërsa për tejkalimin e tyre u duhet ndihmë, të cilën ata duhet të mos hezitojnë e ta kërkojnë tek institucioneve përkatëse”- përfundoi Have Shala.
Në këtë mbrëmje informative të pranishmit patën rastin t`u shtrojnë pyetje ligjëruesve si dhe të propozojnë temat të cilat i preokupojnë bashkatdhetarët tanë me qëndrim në Zvicër, e që do të mund të shtjelloheshin vitin tjetër në serinë e ardhshme të shoqatës “Parandalo”.
Në debat kanë marrë pjesë edhe zëvendskonsullja e Republikës së Kosovës në Bernë, Ajmane Veseli, veprimtari dhe sindikalisti Osman Osmani e të tjerë.
Të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe angazhimin në diskutim i falënderoi Valdete Hoti, kryetare e shoqatës, e cila i porositi ata që të angazhohen në temat ë preokupojnë shoqatën po edhe komunitetin shqiptar ë përgjithësi.
Vjollca Popova
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve