Gruaja
Dhuna ndaj grave kosovare: Mjaft më!
Kaltërina Latifi, autore në "Das Magazin", mbi vrasjen në Zvicër të një ekonomisteje të njohur me origjinë nga Kosova
Mjaft më! Pa marrë parasysh se në cilën pjesë të kësaj bote jetojmë, ne shqiptarët e Kosovës, më në fund, duhet të fillojmë të flasim hapur. Ne duhet t’i japim fund hipokrizisë sonë: nga njëra anë ekspozojmë integrimin tonë gjoja të suksesshëm, ndërsa në «rrethet tona», pra kur gjendemi mes njerëzve tanë, kultivojmë struktura prapanike, armiqësore ndaj njerëzve – ose së paku i durojmë ato duke heshtur për shkak se na vjen turp. Këto struktura, në fund të fundit, të dy gjinitë i hedhin në mjerim.
Ndoshta ndonjëri lexues tashmë e parandien se çfarë më shqetëson. Një ekonomiste e njohur e diasporës kosovare, me doktoratë, e cila ligjëronte në Universitetin e St. Gallenit, e cila bëri një karrierë të lakmueshme prej se emigroi nga Kosova në Zvicër në moshën 9-vjeçare – ka vdekur. Burri i saj, një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndodhet në paraburgim, ekziston dyshimi i bazuar se e ka kryer vrasjen me paramendim. Për të vlen prezumimi i pafajësisë dhe hetimet do të tregojnë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Por nëse vërtetohet ajo që po duket sheshit, atëherë ekonomistja është viktimë e femicidit.
Krahas veprës së tmerrshme, ky rast te unë ka prekur një pikë të ndjeshme edhe nga shkaku se unë si kosovare e lindur mund të tregoj për shumë gra shqiptare nga Kosova, të cilat parë nga jashtë duket se jetojnë një jetë që nuk bie në sy, një jetë normale, bëjnë karrierë ose jo, ndërsa në shtëpi shtypen, keqtrajtohen në aspektin psikik dhe rrihen. Këto fate do të mbushnin vëllime të tëra me libra nëse do të rrëfeheshin. Për këto fate rrethi i ngushtë kosovaro-shqiptar ka dëshirë të heshtë, sepse më shumë peshë ka turpi – dhe kjo është e kuptueshme. Por, nëse duam që diçka të ndryshojë, atëherë duhet të fillojmë t’i japim fund tabuizimit të modeleve shoqërore që nxisin dhunën.
Le ta marrin kësaj radhe si të mirëqenë faktin se gjeneratat e mëhershme me vështirësi është dashur të mësojnë si të çlirohen nga kurthet e strukturave tradicionale. Por kur merr fund kjo «e kaluar»? Edhe sa kohë duam të jetojmë në të «kaluarën»? Si qëndron puna me të tashmen? E ka gabim kushdo që mendon se kultura kosovaro-shqiptare është si të thuash e çliruar nga konceptet e vlerave tradicionale dhe rolet e trashëguara gjinore. Shumë njerëz ende mendojnë se gruaja duhet të jetë e dëgjueshme ndaj burrit, madje se ajo është e nënshtruar ndaj tij. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me arsimimin, siç duket se e tregon edhe rasti i ekonomistes së vrarë. Shtypja e gruas nga burrat dhe pranimi, sipas mendimit tim, i përbuzshëm i këtij robërimi nga gruaja (i cili jo rrallë bartet te vajzat) mund të vërehet në të gjitha shtresat arsimore.
Atëherë, çfarë të bëhet? Të flitet! Të tregohet! Dhe në këtë mënyrë përbindëshi i pafytyrë të duket qartë në sipërfaqe. Vetëm kështu shpërthehet rrethi vicioz: duke e nxjerrë jashtë atë që ndodh në «rrethin e brendshëm». Duke përdorur një fjalë të Ingeborg Bachmannit, mund të themi se e vërteta nuk i bën zarar njeriut.
Kaltërina Latifi është kolumniste e revistës së përjavshme zvicerane «Das Magazin», studiuese zvicerane e letërsisë dhe eseiste me origjinë kosovare.
Marrë nga numri aktual i “Das Magazin”, suplementi i së shtunës i gazetës “Tages-Anzeiger”.
*Kjo kolumne në suplementin e përmendur është publikuar paralelisht me origjinalin në gjuhën gjermane, edhe e përkthyer në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?