Shqipëria
“Dhoma e Tregtisë Zvicër-Shqipëri”, promovuese e fortë e shkëmbimeve të biznesit mes dy vendeve
Dhoma ka pesë kompani zvicerane si anëtarë themelues: Trans Adriatic Pipeline (TAP), SGS, SICPA, PWC, dhe SIKA

Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Shqipërisë janë përmirësuar edhe në fushën ekonomike dhe të biznesit që kur Zvicra hapi Ambasadën e saj për herë të parë 25 vite më parë.
Sidoqoftë, ka shumë më tepër potencial për t’u shfrytëzuar kur bëhet fjalë për investime dhe regëtinë dypalëshe. Këto ishin mesazhet e ditës së dytë të aktiviteteve të 25 vjetorit të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, shkruan faqja zyrtare e Ambasadës së Zvicrës në Tiranë.
“Do të doja të shihja më shumë biznese dhe investime zvicerane në këtë vend. Potenciali ekziston, por mbetet shumë për t’u bërë për ta shfrytëzuar atë. Më vjen mirë që sot po hedhim një hap përpara me lançimin e Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri”, deklaroi ambasadori zviceran Christoph Graf gjatë fjalimit të hapjes, përcjell albinfo.ch.
I pranishëm në ngjarje ishte edhe Raymond Furrer, Kreu i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), i cili foli mbi inovacionin.
Një diskutim në panel vijoi ku përfaqësues të qeverisë shqiptare, universiteteve dhe bizneseve folën mbi atë se si mund të përmirësohet mjedisi për biznese dhe ‘start-up’-e, si të përfshihet inovacioni, dhe si të arrihet rritja e punësimit.
Lançimi i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri ishte momenti më i spikatur i mbrëmjes, ku Xavier Davard, presidenti i dhomës së sapo-formuar si përfaqësi e disa bizneseve zvicerane, përshëndeti të ftuarit dhe njoftoi se “Dhoma e Tregtisë Zvicër-Shqipëri” do të jetë një promovuese e fortë e shkëmbimeve të biznesit midis dy vendeve dhe do të kontribuojë në sektorët që kanë nevojë për ekspertizë nga kompanitë zvicerane.
Një nga aktivitetet e para të Dhomës do të jetë investimi në shkollën profesionale ‘Pavarësia’ në Vlorë ku do të sigurohen printera 3D printers për studentët. Dhoma ka pesë kompani zvicerane si anëtarë themelues: Trans Adriatic Pipeline (TAP), SGS, SICPA, PWC, dhe SIKA.
E-Diaspora
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronar nga Ballkani Është arrestuar një 26-vjeçar nga Kosova...
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Njoftim lidhur me funksionimin e tramvajëve të Gjenevës Linjat e tramvajit 15 dhe 17 nga nesër do të lëvizin në rrugë alternative...
-
A e dini se dollapi origjinal i Albert Ajnshtajni ruhet ende në Zvicër
-
Për një vit, gati 43 milionë fjetje në hotelet zvicerane
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave