Lajme
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të hapë hetim për shkarkimin e presidentit amerikan
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka deklaruar sot se ka udhëzuar një komitet të Dhomës që të hapë zyrtarisht një hetim për gjykimin e presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me marrëveshjet biznesore të familjes së tij, raporton BBC, shkruan albinfo.ch. Njoftimi për nisjen e procedurave, i njohur atje si “impeachment”, vjen para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Ai u shpreh se hetimi i Komitetit për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve deri tani ka gjetur një “kulturë korrupsioni” përreth familjes Biden.
“Këto janë pretendime për shpërdorim të pushtetit, pengim dhe korrupsion dhe ato kërkojnë një hetim të mëtejmë nga Dhoma e Përfaqësuesve… Prandaj unë po e udhëzoj Komitetin e Dhomës për të hapur një hetim zyrtar për shkarkimin e presidentit Joe Biden”, tha republikani.
Nga Shtëpia e Bardhë e kanë cilësuar njoftimin për nisjen e hetimit si proces të motivuar politikisht.
“Kryetari McCarthy nuk duhej të binte nën presionin e anëtarëve të së djathtës, të cilët po kërcënojnë me mbylljen e Qeverisë nëse nuk nis gjykimi, pa prova, ndaj presidentit Biden. Pasojat për popullin amerikan janë shumë serioze”, ka thënë Ian Sams, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës