Tematike

Dhoma e Këshillit voton paketën e migracionit të OKB-së

Paketa e Migracionit është pjesë e ligjeve të ashtuquajtura Soft-Law, që don të thotë se nuk ka detyrim ligjor, por politik. Paketa ka disa kërkesa nga shtetet - ku kryesoret janë ndihma ndaj emigrantëve, lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, kufij të sigurtë, zbatimi i të drejtave njerëzore, rikthimi dhe ri-integrimi.

 

Në mbledhjen e 10 tetorit të Dhomës së Këshillit në Zvicër është votuar paketa e migracionit e OKB-së. E vendosur për diskutim nga 14 shtatori, anëtarët e Dhomës në shumicë ishin dakort se votimi ishte në interes të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Fillimisht OKB kishte përpiluar paketën dhe më pas kishte diskutuar në Asamble (Global Compact for Safe, Orderly and Regular Migration). Shtetet anëtare të saj duhet ta miratojnë paketën në konferencën e shefave shtetërorë dhe qeveritarë që do mbahet në 10/11 dhjetor në Maroko. Zvicra e ka mbështetur këtë proces, edhe përpara se të dalë nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Kjo mbështetje tregon angazhimin shumë vjeçar të Zvicrës në forcimin e kontrollit global të migracionit. Zvicra ka bashkëpunuar me shtetet e tjera në fushën e reduktimit të migracionit ilegal, forcimin e mbështetjes së rajoneve të origjinës si dhe mundësinë e rikthimit të tyre.

Paketa e Migracionit është pjesë e ligjeve të ashtuquajtura Soft-Law, që do të thotë se nuk ka detyrim ligjor, por politik. Paketa ka disa kërkesa nga shtetet – ku kryesoret janë ndihma ndaj emigrantëve, lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, kufij të sigurt, zbatimi i të drejtave njerëzore, rikthimi dhe riintegrimi.

Kjo paketë e migracionit ka potencial për të forcuar selinë e OKB-së në Gjenevë, e cila historikisht ka pasur rol qendror në trajtimin e tyre.
Prej partive zvicerane, vetëm popullistët e SVP e kundërshtuan paketën. Kjo paketë nuk përfshin refugjatët, të cilët janë të mbrojtur në bazë të Konventës së Gjenevës.