Lajme
Dhoma e Biznesit të Diasporës bëhet anëtare e Këshillit të Investimeve
Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 294, të datës 08. 04.2015, “Për krijimin e Këshillit të Investimeve”, Sipas Vendimit të ndryshuar, Këshillit të Investimeve do t’i shtohet si anëtarë Dhoma e Biznesit të Diasporës.
Dhoma e Biznesit të Diasporës është një institucion që ka për qëllim krijimin e një fryme bashkëpunimi ekonomik mbarëshqiptar, nëpërmjet nxitjes së investimeve direkte dhe partneriteteve, ofrimit të informacionit të detajuar për të nxitur dhe orientuar sipërmarrjet dhe kapitalin investues të Diasporës në ekonominë e vendit.
Gjithashtu, sipas Vendimit edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, bëhet anëtar me status të përhershëm në Këshillin e Investimeve.
Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:
Në vendimin nr. 294, datë 8.4.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar
bëhen këto ndryshime:
- Nëndarja “i”, e shkronjës “a”, të pikës5, ndryshohet,si më poshtë vijon:
“i. institucione shtetërore, 4 anëtarë:
– ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
– Banka e Shqipërisë;
– Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve;
– Fondi Shqiptar Për Zhvillimin e Diasporës.
- Nëndarja “iii”, e shkronjës “a”, të pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“iii. Dhoma të Tregtisë dhe Industrisë, 3 anëtarë:
– Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë;
– Dhoma e Biznesit të Diasporës.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026