Shqipëria
Dhjetëra të mitur shqiptarë u zhdukën në Britani
Emigrantët që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme me gomone drejt Anglisë nuk janë vetëm burra. Mes tyre ka gra dhe fëmijë. Herë fëmijët janë të shoqëruar nga të afërm të tyre, e herë të tjera jo.
Janë të shumta rastet kur edhe autoritetet shqiptare kanë proceduar penalisht prindërit që kanë lënë fëmijët e tyre të vetëm në Britani për të përfituar dokumente. Për të gjithë të miturit e pashoqëruar që kanë mundur të mbërrijnë në Angli, shteti ka ligje dhe praktika të tjera për trajtimin e tyre.
“Në momentin që vijnë të mitur në Angli, nuk mund të marrin përfaqësues ligjor, se nuk e kanë këtë të drejtë. Por direkt shteti anglez u vjen në mbrojtje. I kalon te shërbimi social, pra ka zyra dhe institucione përkatëse që merren direkt me të miturit. Mund të ndodhë që në momentin që vjen një i mitur, mund të ketë njerëz të afërt me dokumente, ata paraqiten dhe thonë që i dalin në përkujdesje, por normalisht të vëzhguar edhe nga institucionet përkatëse. Për ata që nuk kanë familjarë që t’u dalin në mbrojtje dhe janë të frikësuar të trauamatizuar, është shërbimi social dhe institucionet përkatëse që shteti anglez i ka vetëm për të miturit”, tha avokatja Santjola Kodra.
Prej vitesh shteti anglez përzgjedh dhe paguan disa familje që të ofrojnë strehën familjare për të miturit emigrantë. I mituri shkon në një prej këtyre familjeve ku ata përgjigjen për të gjitha nevojat e tij. E ndjekin gjithë rrugën e studimeve që fëmija duhet të marrë. Këto familje janë të monitoruara gjatë gjithë kohës nga institucionet shtetërore për të qenë të sigurt që i mituri të trajtohet siç duhet.
Inside Story ka takuar në Londër dy prej këtyre familjeve që kthehen në strehë për të miturit emigrantë. Fillimisht ata pranuan që të na tregonin të gjitha ndjesitë dhe rrugëtimin që kishin bërë për vite të tëra më fëmijë të cilët më pas janë kthyer në një familje të vërtetë për ta. Por pasi u kontaktuan nga institucionet shtetërore, ata nuk u lejuan që të prononcoheshin për sigurinë e fëmijës.
Institucionet nuk donin që fëmijët, por edhe familjet që kujdesen për ta të ekspozohen sepse mund të bëhen viktima nga sulme të ndryshme.
John një qytetar anglez na dëshmon se si ka filluar njohja e tij që në fëmijëri me një të mitur shqiptar që kishte strehuar një familje angleze. Që nga ajo ditë ata janë miq të pandarë, madje Erjoni tashmë i rritur është kthyer në një të afërm shumë të rëndësishëm të familjes së John Samuels.
“Kam familje të zgjeruar. Ne birësuam, si të themi, një djalë të ri që ishte student. Ai punonte në lokalin dhe restorantin ku ne ishim klientë të rregullt, me kushërinjtë e mi. Ai nisi të jetojë me shokun tim të ngushtë dhe mamanë si banuese në shtëpinë e tyre, dhe u bënë pjesë e familjes. Pas kësaj kemi takuar shqiptarë të tjerë të komunitetit, me të cilët na njohu miku ynë. Veç kësaj, punoj me disa djem shqiptarë, më të rinj. Njëri prej tyre është në ekipin tim, na lidh dhe puna shumë ngushtë.
Them me shaka se është djali im shqiptar. Dhe me Erionin, djalin që u rrit me ne, ai u bë pjesë e familjes në pikën ku shkonte të takonte prindërit e mi, i merrte në telefon. Fëmijët e mi e shohin si xhaxha dhe është pjesë e familjes sonë,” tha John Samuels, një qytetar anglez.
Por jo të gjithë të miturit e kanë këtë fat. Sipas një deklarate të Ministrisë Britanike të emigracionit më shumë se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë akomoduar në hotele që prej korrikut të vitit 2021. Shifrat bëhen edhe më të frikshme kur flitet që 440 prej tyre janë shpallur të zhdukur.
Mendohet se këta të mitur janë larguar nga hotelet në kërkim të një pune për të siguruar të ardhura për familjet që kanë lënë pas në Shqipëri. Kjo situatë ka ndezur edhe debatet mes politikanëve, por edhe shoqatave që merren me të drejtat e njeriut. Shteti anglez ka dështuar në mbrojtjen e këtyre të miturve./tch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra