E-Diaspora

Dhjetë të lënduar pas një zjarri në aeroportin e Frankfurtit

Dhjetë persona janë lënduar, kjo si pasojë e një zjarri i cili kaploi rimorkion e një avioni në aeroportin gjerman të Frankfurtit.

Avioni priste të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.

Sipas mediave gjermane, ende janë të panjohura rrethanat e zjarrit që kaploi rimorkiatorin e avionit të “Lufthansës”.

Sipas zëdhënëses së kompanisë ajrore gjermane, avioni në ato moment ishte i zbrazët, përpara se të nisej drejt qytetit verior amerikan të Filadelfias.

“Zjarri përhapi një re të dendur tymi, që u shua plotësisht”, ka njoftuar zëdhënësi i ”Lufthansas”.

“Avioni pësoi dëme të konsiderueshme. Masat e nevojshme për riparimin e avionit do të përcaktohen me projektuesin e mjetit”, ka shtuar ai duke thënë se  nuk ka asnjë të plagosur rëndë.